Gratë në Policinë e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Policia e Kosovës është themeluar me Ligjin nr. 03/l-035, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si shërbim publik në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë të Punëve të Brendshme (MPB) dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë, i cili është emëruar nga Kryeministri. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. [1] Në vitin 2013 struktura gjinore në PK, në kategorinë e oficerëve të policisë ishte 12,53% femra dhe 87,47% meshkuj. Përveçse paraqet nivel jo të kënaqshëm, punësimi i femrave në këtë institucion ka probleme që lidhen me dorëheqjet e femrave nga PK. Kështu, nga numri i përgjithshëm i policeve femra, rreth 33.26% e kanë lënë punën, kundrejt 14% të meshkujve. [2]

Gratë në Policinë e Kosovës
12.53 % të oficerëve të policisë janë gra, ose 919 nga 7,331 e policëve oficerë .
14.75% e stafit total të Policisë së Kosovës janë gra.
Afërsisht 10% e atyre që shërbejnë në Policinë e Kosovës mbajnë grada të larta ushtarake (një gjeneral, një kolonel, një komandant brigade dhe një kryetar operacionesh).

Është shqetësues fakti që tendenca e punësimit të grave në PK ka ardhur duke u ulur si pasojë e dorëheqjeve. Numri i grave me grada të larta ushtarake në PK është 12.5%. [3]

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës [4]

Qëllimi i Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës është krijimi i një shoqate përkrahëse të barazisë gjinore dhe kontributit të vlefshëm që gratë police japin për të siguruar llogaridhënie, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe çështjeve të sigurisë si të grave ashtu dhe të burrave. Misioni i Shoqatës ka të bëjë me fuqizimin e rolit dhe pozitës së Gruas në Policinë e Kosovës, vetëdijesimin mbi çështjet që prekin gratë, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të shoqatës dhe grave police të Kosovës. Duke u bazuar në Qëllimet e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës filloi puna në identifikimin/ rishqyrtimin e fushave të veprimit të SH.G.P.K-së, fusha të cilat u klasifikuan në pesë drejtime kryesore të veprimit të cilat do të shërbejnë edhe si pesë shtyllat kryesore strategjike të Shoqatës në veprimtarinë e saj. Fushat janë si vijon:

  1. Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve në interes për gratë në kuadër te Policisë së Kosovës dhe shoqërisë
  2. Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë gjinore dhe mos-diskriminimit në Policinë e Kosovës
  3. Përkrahja e zhvillimit te vazhdueshëm profesional të grave në Policinë e Kosovës
  4. Pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar
  5. Promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies shëndetësore dhe psiko-sociale të grave në Policinë e Kosovës

Në konkursin e shpallur në muajin mars 2018, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës është zotuar që masat e veçanta të ndërmarra do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 mars 2019. Marrë më 29 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 mars 2019. Marrë më 29 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 mars 2019. Marrë më 29 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 mars 2019. Marrë më 29 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)