Greta Koçi
Greta Koçi | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Greta Koçi |
Lindi | 26 Shtator 1991 Kuçovë, Shqipëri |
këngëtar | |
Vitet aktik | 2005-prezent |
Greta Koçi ka lindur më 26 Shtator 1991 në Kuçovë banon në Tiranë, por është Shkodrane dhe këtë gjë e ka konfirmuar çdo herë që ka pasur mundësi. Ajo ka lindur ndërsa prindërit e saj ishin në një vizit tek gjyshja e Gretës në Kuçovë. Greta Koçi më 17 shtator 2004 fillon mësimet në vitin e parë në Shkollën Willson në Tiranë.
Aktiviteti muzikor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Talenti i saj u shfaq në moshën 10-11 vjeçare në televizionin e babait Shkodra tv1 në Vlorë. Klipi i saj i parë doli në moshën 10 vjeçare më pas iu kushtua tërësisht këngës. Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e interpretueses më të mire live që u zhvillua në Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçare u realizua bashpunimi me Erion Korinin i cili pati sukses te madh. Në vitin 2005 mori pjesë ne festivalin e Këngës Magjike 2005 me këngën "Kam mall",të kompozuar nga Florjan Mumajesi dhe tekst të Turian Hyskes. Të dyja këngët e përmendura më lart ishin hitet e momentit.Greta Koçi në prill të vitit 2006, realizoi 3 këngë të reja me 3 kompozitorët më të mirë maqedonas, Maki, Darko Dimitrov, Oçko, përkatësisht: "Bej be që s'të dua", "Dashuri pa shije", "Nje herë po nje herë jo". Gjatë të njejtit muaj realizoi dy këngë nga kompozitori Adrian Hila: "Zemra per ty ndal" dhe "Ik nga unë tani". Greta fitoi çmimin e parë në Festivalin "Mikrofoni i Artë me këngën: "Thuaj djalit" të kompozuar nga Genti Lako organizuar në 7 tetor 2006. Më 2 Dhjetor 2006 Greta Koçi lançoi albumin e saj të parë ekskluzivitet nga Shtëpia diskografike "Eurostar". Më 15 dhjetor 2006 ajo promovoi albumin e saj në Prishtinë nën ekskluzivitetin e kompanisë Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy këngët më të mira të albumit "Mos shiko tjetër" me këngëtarin nga Kosova Labinot Tahiri dhe këngën "Kërcim dashurie". Më 26 mars 2007 mori pjesë në Festivalin e këngës Top Fest 4 me këngën "Sa më lodhe", kompozuar nga Genti Lako, në koreografi të Albi Nakos dhe me stiliste Rezarta Skifterin.Greta fitoi çmimin e parë në Festivalin Top Fest 4. Më 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengës së saj më të rë "ME FAL NENE" e cila do të interpretohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve ne Tirane në spektaklin "MISS-GLOBE", më 30 shtator dhe 1 tetor 2007.Në muajin dhjetor u realizua edhe videoklipi i kësaj kënge që ishte edhe suksesi i radhës për Gretën.Më 22 janar 2008 realizoi në Audio dhe Video kolazhin me këngë popullore qytetare të Jugut. Në mars 2008 filloi një TUR koncertesh në të gjithë Shqipërinë. Mbyllja e të cilit u kurorizua me një koncert madhështor në pallatin e Sportit në Shkodër. Koncerti i Shkodrës u sponsorizua nga Konsullata Italiane në Shkodër, Bashkia Shkodër dhe kompania PEPSI. TURI në të gjithë Shqipërinë u sponsorizua nga kompania PEPSI ndërsa realizimi teknik nga Living Room Show. Më 06 Qershor 2008 përfundon vidioklipin "Shkolla Wilson", këngë që ia ka kushtuar shkollës së saj. Në festivalin e 46-të të këngës në Radiotelevizion merr pjesë me këngën "NATËN TË KËRKOVA". Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i Gretës është ai me Stinë me kengën "KUSH TË FOLI KEQ PËR MUA" me muzikë dhe tekst të Stines. Kënga flet për një çift të rinjsh, të cilët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye të disa thashethemeve dhe një nga frazat që të mbetet në kujtesë është “Kush të foli keq për mua/ vetëm Zoti e di se sa të dua”. Një temë aktuale dhe shumë e prekshme për realitetin ku jetojmë”.
Albume
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Get This (2010)
- Kolazh
- Kam mall
- Zbulo sekretin
- Një herë po një herë jo
- Kush të foli keq për mu
- Thuaj Djalit
- Kërcim dashurie
- Zemra për ty ndal
- Nuk ta kam thënë
- Do të më shajë nëna
- Mos shiko tjetër
- Natën të kërkova
- Kush ka faj
- Shkolla Wilson
- Sa më lodhe
- Bëj be që s'të dua
- Më fal nënë
- Eja zemër
- Dashuri pa shije
- Qëne moj të dua
- Kolazh
- Ne bëjmë dëm
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |