Jump to content

Halil Haxhosaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Halil Haxhosaj ka lindur me 16.Nentor.1946 ne nje familje te madhe ne Preklukaj te Vokshit. Ishte autor i tete librave me proze dhe poezi dhe kryetar i shoqates se Shkrimtareve te Kosoves dega ne Gjakove.

Halil Haxhosaj punoi edhe ishte profesor i gjuhes shqipe ne shkollen e mesme te mjekesise "Hysni Zajmi" ne Gjakove gjersa ne opinion njihet si njeri nder te paret qe ringjalli klubin letrar "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves.

  • Libri i tij i pare është "Damare te Ringjallur" 1994 i cili është botuar nga Klubi Letrar "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves.
  • Ne "Kafaze me Pantera" do te titullohet libri i tij i dyte i botuar nga Rilindja e asaj kohe.
  • Ne librine tij te trete qe është shkruar ne forme sonete e qe titullohet "Zera te Grisur" Haxhosaj iu shkruan figurave te ndritshme te kombit dhe te berave te tyre.Gjate viteve 2004 autori arrin qe te botohet për here te pare edhe ne gjuhen rumune.
  • Krijuesi Haxhosaj gjate ketyre viteve arrin kulminacionin duke na befasuar edhe njehere me librin e tij te rradhes "Pastaj behu Relikt" botimin e se ciles e bene SHB "Rozafa" e Prishtines.
  • Libri i tij i fundit quhet "Pakohesia" dhe është botuar ne forme proze nga SHB "Gjon Buzuku" Prishtine 2005.

Eshte fitues i disa çmimeve Nacionale për leteresi. Libri i tij i fundit ne kete vit, eshte "Fjale dhe plage" e botuar nga KL"Gjon Nikolle Kazazi" ne Gjakove te vitit 2007. Në vitin 2008 ka botuar romanin " Një Histori në Natën e vranët" SH.B "Ombra GMVB"Tiranë.

Halil Haxhosaj vdiç me 24 maj 2017, ishte i martuar dhe i la kater femije. Jetoi dhe punoi ne Gjakove.