Historia e Linux
Historia e Linux fillon në vitin 1991 me fillimin e një projekti personal nga një student Finlandez : Linus Torvalds për të krijuar një kernel të ri falas për një sistem operativ. Që atëherë, rezultati, i cili ishte kerneli i Linux ka pasur një rritje konstante përgjatë historisë së tij. Që nga momenti kur u publikua burimi i kodit në 1991, ai është zhvilluar nga një numër i vogël të skedarësh në gjuhën C, nën një licencë, e cila ndalonte shpërndarjen e reklamave dhe publiciteteve për versionin 4.2.3 në 2015, me më shumë se 18 milion rreshta kod nën GNU General Public License (Licensa Publike të Përgjithshme).
Ngjarjet që çuan në krijimin e Linux
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kompania e telekomunikacionit AT&T ishte larguar nga projekti Multics (sistem operativ time-sharing), sistemi operativ UNIX ishte konceptuar dhe implementuar nga Ken Thompson dhe Dennis Ritchie (të dy nga Laboratoret Bell te AT&T) në 1969 dhe e publikuar fillimisht në 1970. Më vonë ata e rishkruan atë në një gjuhë të re programimi, C, për ta bërë atë të lëvizshëm (portabël). Disponueshmëria e UNIX bëri që ai të ishte gjerësisht i përdorshëm, i kopjuar dhe i modifikuar nga institucione akademike dhe biznese.
Në vitin 1983, Richard Stallman filloi projektin GNU me qëllimin për të krijuar një sistem operativ falas, por të ngjashëm më UNIX. Si pjesë e punës së tij, ai shkroi GNU Licencën Publike të Përgjithshme. Në fillimet e vitit 1990, kishte pothuajse mjaftueshëm softuer për të krijuar një sistem operativ të plotë. Gjithsesi, kerneli GNU, i quajtur Hurd, dështoi për të tërhequr mbështetjen e zhvilluesve, duke e lënë GNU të paplotësuar.
Një tjetër projekt për të krijuar një sistem operativ falas, fillimisht i publikuar në 1977, ishte Berkeley Software Distribution BSD (Shpërndarja Softuerike Berkelei). Kjo ishte e zhvilluar nga UC Berkeley nga botimi i gjashtë i UNIX nga AT&T. Që kur BSD kishte kodin e UNIX, që ishte pronësi e AT&T, AT&T hodhi në gjygj Universitetin e Kalifornisë. Kjo limitoi zhvillimin dhe marrjen e kodit nga BSD.
Në vitin 1985, Intel publikoi 80386, mikroprocesorin e parë X86, me një set instruksionesh prej 32 bitësh dhe një njësi për menaxhimin e kujtesës me faqe.[1][2]
Në vitin 1985, Maurice J. Bach, i laboratorit Bell të AT&T, publikoi The Design of the UNIX Operating System (Dizenjimi i Sistemit Operativ UNIX).[3] Ky përshkrim përfundimtar plotësoi Versionin e 5-të, Publikimi i 2-të të kernelit me disa shtesa nga Publikimi i 3-të dhe nga BSD.
MINIX, një sistem i ngjashëm me UNIX, i cili ishte konceptuar për përdorim akademik, u publikua nga Andrew S. Tanebaum për të shpjeguar principet në librin e tij, Sistemet Operative : Dizenjimi dhe Implementimi në 1987. Në kohën kur burimi i kodit për sistemin ishte i disponueshëm, modifikimi dhe rishpërndarja ishte e limituar. Dizenjimi 16 bit i MINIX nuk ishte i përshtatshëm për karakteristikat 32 bit, që kishte arkitektura e lirë dhe popullore Intel X386 për kompjutera personal. Në fillimet e viteve 90-të një sistem operativ UNIX komercial për kompjuterët personal Intel 386 ishte shumë i kushtueshëm për përdoruesit privatë.[4]
Këto faktorë dhe mungesa e një kerneli falas dhe të disponueshëm ishin një shtysë për nisjen e projektit të Torvald. Ai pohon se nëse GNU Hurd ose 386BSD kernel do të ishin të disponueshëm në atë kohë, ai me shumë mundësi nuk do ta kishte shkruar versionin e tij.[5][6]
Krijimi i Linux
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1991, në Helsinki, Linus Torvalds filloi projektin, që më vonë u shndërrua në kernelin Linux. Ai shkroi një program posaçërisht për hardware-in që ai po përdorte dhe të pavarur nga një sistem operativ, sepse ai donte ti përdorte funksionet e kompjuterit të tij të ri personal në një procesor 80386. Zhvillimi ishte bërë në MINIX, duke përdorur kompilatorin GNU. Kompilatori GNU C është ende dhe në ditët e sotme zgjedhje kryesore për të kompiluar Linuxin. Kodi, gjithsesi, mund të ndërtohet dhe në kompilatorët e tjerë, si përshembull Kompilatori Intel C.
Pasi Torvalds shkroi librin e tij Just for Fun (Vetëm për qejf)[7], ai me kalimin e kohës përfundoi duke shkruar një kernel për një sistem operativ. Në 25 gusht 1991, në moshën 21 vjeçare, ai dha lajmin për këtë sistem në një Usenet, duke postuar tek grupi i lajmërimeve "comp.os.minix." :
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Berkeley UNIX and the Birth of Open-Source Software". Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2015. Marrë më 6 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marshall Kirk McKusick. "Twenty Years of Berkeley Unix From AT&T-Owned to Freely Redistributable".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bach, Maurice (1986), The Design of the UNIX Operating System, Prentice Hall, ISBN 0-13-201799-7
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Linus Torvalds Introduces Linux 1.0".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!):Video 0:50 - ^ "Linus vs. Tanenbaum debate". Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2012. Marrë më 6 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Choice of a GNU Generation - An Interview With Linus Torvalds".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Torvalds, Linus Benedict (gusht 1991). "comp.os.minix". Marrë më 2009-09-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)