Historia e Qeverive Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Historia Qeverive Shqiptare)
Shko te: navigacion, kërko

Fillimi i shekullit XX e gjen Shqipërinë nën administrimin e Perandorisë Osmane. Por, përmes kryengritjeve antiosmane, sidomos ato të viteve 19091912, në Shqipëri, ky administrimim kishte nisur të tkurrej. Në 14 tetor 1912, një grup politikanësh shqiptar organizuan në Shkup një mbledhje nga ku njoftuan fuqitë e mëdha se shqiptarët nuk pranonin pushtimin e tokave të tyre nga fqinjët ballkanikë. Ndërkohë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kryesuan nismën për krijimin e një komiteti drejtues që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Kulmi i i këtyre ngjarjeve ishte Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e Xhemil Vlorës, ku do të ngrihej më pas në 28 nëntor flamuri kombëtar. Kryetari i Kuvedit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Europë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive.

Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër dhe i jepet e drejta nga delegatët të krijojë qeverinë e re. Kjo qeveri u shpall në 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914.

Përmbajtja

Qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali, 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimi i vitit 1914 solli për qeverisjen e Vlorës vështirësi, kohë kur do të dilte çështja e Beqir Grebenesë, një oficer shqiptar në shërbim të perandorisë osmane, i cili organizoi një komplot, në të cilin bëri protagonist të bisedave të fshehta edhe Ismail Qemalin. Si pasojë, Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës jep dorëheqjen.

Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani krijon një qeveri, e cila nuk u njoh nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). KNK përfaqësonte pushtetin ekzekutiv të dërguar nga Fuqitë e mëdha, i krijuar në 29 korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve, me synim organizimin e shtetit shqiptar. KNK-ja njohu një unifikim të administratës, ku spikasnin 2 drejtorë Fejzi Alizoti, Drejtor i administratës për pjesën e ish qeverisë së Vlorës dhe Azis Pashë Vrioni, për pjesën e ish qeverisë së Esat Pashë Toptanit. Me këto zhvillime po afronte dhe koha e ardhjes së mbretit. KNK-ja përgatiti ardhjen e mbretit Wilhelm Von Wied, i cili mbërriti në Durrës, bashkë me familjen mbretërore në 7 mars 1914.

Qeveria e parë e Turhan Pashës, 15 mars 1914 – 20 maj 1914[redakto | redakto tekstin burimor]

Pak ditë pas mbërritjes, mbreti Wiedi dekretoi kryeministrin e ri, Turhan Pashën, figurë e rëndësishme politike në perandorinë osmane. Këto zhvillime përkojnë me njohjen e Shqipërisë si shtet nga të 6 superfuqitë.

Qeveria e dytë mbretërore e Turhan Pashës, 28 maj 1914 – 3 shtator 1914[redakto | redakto tekstin burimor]

Rikonfigurimi i qeverisë erdhi pas largimit nga qeveria i numrit dy të saj, Esat Pashë Toptanit, si pasojë e konfliktit të tij me mbretërinë, përgjatë periudhës së kryengritjes në jug të Shqipërisë, zonë e kërcënuar nga pushtimi grek.

Në 3 shtator 1914 largohet mbreti Wied. Vjena nuk e mbështeti atë, me justifikimin se nuk kishte arritur të drejtonte vendin mirë dhe kishte krijuar përcarjen mes shqiptarëve dhe krahinave të saj. Në këto kushte, atij i mbetej vetem largimi.

Kthimi i Esat Pashë Toptanit dhe qeveria e tij, 5 tetor 1914 – 27 janar 1916[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke parë zhvillimet e favorshme për të, Toptani kthehet në Shqipëri dhe merr këtë detyrë. Pas kësaj periudhe vjen Lufta e parë Botërore. Është koha e pushtimit të Shqipërisë, si dhe mbajtja e Traktatit të Londrës, në 26 prill 1915.

Në janar 1916, u bënë përpjekje për krijimin e një qeverie apo administrate shqiptare, pas hyrjes së ushtrisë austro-hungareze në vend.

Përgjatë 1916 - 1918 krijohet dhe funksionon administrata e përkohshme shqiptare në Shkodër, e kryesuar nga Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Financave.

Me përfundimin e Luftës së parë Botërore, pozitat e Italisë në Shqipëri ishin forcuar, duke patur trupa në shumicën e trojeve shqiptare. Italianëve iu kërkua krijimii i një qeverie shqiptare, me mbështetjen e Italisë. Kështu, vjen qeveria e kryesuar nga Turhan Pasha.

Qeveria e Turhan Pashës, 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920[redakto | redakto tekstin burimor]

Më pas vjen qeveria e Durrësit, por që nuk pati suksesin e duhur në pjesën më të madhe të vendit.

Qeveria e Sulejman Delvinës, 30 janar – 14 nëntor 1920[redakto | redakto tekstin burimor]

Kongresi i Lushnjës, i mbajtur në 21-30 janar 1920, emëroi një qeveri të re, ku u vendos që të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Tiranës kërkoi mosnjohjen e qeverisë së Durrësit. Në këtë qeveri u vendos për herë të parë nxjerrja e monedhës shqiptare. Pjesë e këtij kabineti ishte edhe Ahmet Zogu.

Në 14 nëntor 1920 Sulejman Delvina jep dorëheqjen, pas konflikteve të mëdha në kabinetin qeveritar.

Qeveria e parë e Iliaz Vrionit, 15 nëntor 1920 – 1 korrik 1924[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas dorëheqjes së Delvinës, në detyrë vjen Iliaz Vrioni.

Qeveria e koalicionit e Iliaz Vrionit , 11 korrik – 16 tetor 1921[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjendja e vështirë e krijuar për shkak të ndërhyrjes jugosllave në 1921, bëri që qeveria e kryesuar nga Iliaz Vrioni të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte formimin e një qeverie të koalicionit, e përbërë nga dy forca politike; Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Serish në krye të qeverisë mbetet Iliaz Vrioni.

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke qenë se as qeveria e koalicionit, edhe pse e bazuar në marrëveshjen që synonte të kënaqte interesat e të gjitha grupeve poltike, nuk arriti ta bënte këtë por shkaktoi pakënaqësi tek shumë politikanë, u formua “bashkimi i Shenjtë”, si shkrirje e partive kryesore politike.

Qeveria njëditore e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921[redakto | redakto tekstin burimor]

Por as qeveria e “Bashkimit të shenjtë”, nuk mundi të vazhdonte punën gjatë, për shkak të konflikteve të brendshme. Ndaj pas dorëheqjes së Pandeli Evangjelit, një grup politikanësh si Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, etj, bindën më pas Qazim Koculin të formonte një qeveri. Koculi pranoi, me kushtin që në kabinetin e kryesuar prej tij të mos ishte prezent Hasan Prishtina. Por Koculi jep dorëheqjen e papritur brenda ditës.

Qeveria e Hasan Prishtinës, 7 – 12 dhjetor 1921[redakto | redakto tekstin burimor]

Dorëheqja e papritur e Koculit, detyroi Këshillin e Naltë t’ia besonte mandatin e kryesimit të qeverisë njërit prej protagonistëve të krizës, Hasan Prishtina. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët. Në këto kushte, një grup deputetësh shtuan trysninë ndaj qeverisë Prishtina, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

Qeveria kalimtare e Idhomeno Kosturit (12 – 24 dhjetor 1921)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas mbetjes bosh të vendit të kryeministrit, Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare, me drejtorë ose ndryshe sekretarë të përgjithshëm, deri në formimin e kabinetit të ri.

Qeveria e Xhafer Ypit, 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas qeverisë kalimtare, Këshilli i Naltë, emëroi qeverinë e re, ku kryeministër u vendos të ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e Xhafer Ypit përkon me zhvillime të reja, si dhe ndryshime të raporteve politike në vend.

Qeveria e parë e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fund të vitit 1922, pozitat politike të Ahmet Zogut, ishin forcuar dukshëm. Si ministër i Punëve të Brendshme, ai kishte treguar vendosmëri dhe energji në detyrën e tij. Duke patur edhe përkrahjen e grupit të pronarëve të mëdhenj, Ahmet Zogu ishte gati të merrte drejtimin e qeverisë.

Pas zgjedhjeve për Këshillin e Naltë, ku Xhafer Ypi u zgjodh Këshilltar, në vendin e tij si kryeministër, Këshilli emëroi Ahmet Zogun, i cili kryesonte edhe Partinë Popullore. Qeveria pati gjithmonë marrëdhënie të acaruara me Hasan Prishtinën dhe përkrahësit e tij. Madje, në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, pati një atentat ndaj A. Zogut. Në këto kushte të acaruara, Ahmet Zogu tërhiqet nga drejtimi i qeverisë.

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 30 mars 1924 – 27 maj 1924[redakto | redakto tekstin burimor]

Thellimi i krizës politike në vend dhe pamundësia për të qeverisur, e detyrojnë Verlacin të japë dorëheqjen.

Qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeverisje përkon me ngjarjet e kryengritjes së Qershorit 1924. Madje dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje, por një grusht shteti. Me short, u vendos që Fan Noli të zgjidhej Kryeministër.

Qeveria gjashtëmujore e Fan Nolit, 16 qershor – 24 dhjetor 1924[redakto | redakto tekstin burimor]

Kësaj qeverie i mungonte mbështetja e brendshme, për shkak të zhvillimeve të acaruara politike, por i mungonte edhe njohja ndërkombëtare, pasi shtetet e huaja nuk e quajtën kushtetuese. Në 24 dhjetor 1924 qeveria kryengritëse bie.

Qeveria disa ditëshe e Iliaz Vrionit, 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925[redakto | redakto tekstin burimor]

Iliaz Vrioni e mban vetem pak ditë postin e kryeministrit dhe jep dorëheqjen në fillim të vitit 1925, si pasojë e konflikteve brenda kabinetit.

Rikthimi i Ahmet Zogut dhe qeveria e kryesuar prej tij, 6 – 31 janar 1925[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas largimit të Iliaz Vrionit, Këshilli i Naltë emëron Ahmet Zogun si kryeministër. Në 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpall Republikën Shqiptare. Pas shpalljes së Republikës, në 31 janar 1925 Kuvendi Kushtetues zgjedh Ahmet Zogun të parin President (në atë kohë quhej Kryetari i Republikës)

Kabineti i parë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshimi i formës së regjimit solli krijimin e një kabineti të ri qeveritar. Statusi i ri i shtetit i njihte Kryetarit të Republikës të drejtën për të formuar qeverinë. Kryetari nuk shkonte në çdo mbledhje të qeverisë, përveç rasteve të rëndësishme. Rolin e tij në drejtimin e mbledhjeve por edhe në punët kryesore, e mbulonte Ministri i Drejtësisë. Në këtë funksion, në kabinetin e parë te publikan ishte Petro Poga.

Kabineti i dytë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë qeveri, Ministër i Drejtësisë u zgjodh Milto Tutulani, i cili do të kryente shpesh edhe detyrat e kryetarit të ekzekutivit.

Kabineti i tretë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas nënshkrimit të paktit me Italinë, kabineti qeveritar dha dorëheqjen për shkak të konflikteve në kabinet. Petro Poga thirret sërish në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe të kryesimit të punëve të qeverisë.

Kabineti i katërt i kryesuar nga Ahmet Zogu, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të mosmarrëveshjeve, edhe ky kabinet me Ministër Drejtësie Petro Pogën, jep dorëheqjen

Kabineti i pestë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë qeveri, Ministër Drejtësie ishte Hiqmet Delvina.

Zhvillimet e mëpasshme sjellin Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut, 1928- 1939[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 17 gusht 1928 zhvillohen zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Pozitat e Ahmet Zogut fuqizohen. Në këtë mënyrë, ndryshon edhe forma e regjimit në vend. Asambleja Kushtetuese miraton statusin themeltar të mbretërisë shqiptare. Asambleja u kthye në Parlament dhe vendi shpallet mbretëri kushtetuese.

Qeveria e parë mbretërore e kryesuar nga Kostaq Kotta, 5 shtator 1928 – 5 mars 1930[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë perudhë u ndërmorën reforma të mëdha të organizimit të mbretërisë, të shtetit shqiptar dhe të zhvillimit të vendit.

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 6 mars 1930 – 11 prill 1931[redakto | redakto tekstin burimor]

Kabineti Kotta u dobësua dhe u detyrua të japë dorëheqjen në gjysmën e mandatit të tij.Në qeverisjen e re nis reforma agrare e vitit 1930.

Qeveria e dytë e Pandeli Evangjelit, 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932[redakto | redakto tekstin burimor]

Kabineti qeveritar dorëhiqet, pas vrasjes së Ministrit të Drejtësisë Vasil Avrami. Por sërish në detyrën e kryeëministrit, edhe në kabinetin e ri, zgjidhet Pandeli Evangjeli

Qeveria e fundit e Pandeli Evangjelit, 11 janar 1933 – 16 tetor 1935[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 nëntorit 1932 zgjidhet qeveria e re, ku sërish në këtë mandat të ri propozohet Pandeli Evagjeli.

Qeveria e kryesuar nga Mehdi Frasheri, 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936[redakto | redakto tekstin burimor]

Pandeli Evangjeli, kryeministri veteran, i paraqet Mbretit Zog dorëheqjen, i shtyrë edhe nga politikat e ndërmarra nga Mbreti Zog për rigjallërimin dhe dhënin e një impulsi të ri zhvillimeve. Madje kabineti pasardhes, i kryesuar nga Mehdi Frashëri u quajt ndryshe kabineti i të rinjve.

Qeveria e fundit e Kostaq Kottës, 9 nëntor 1936 – 7 prill 1939[redakto | redakto tekstin burimor]

Mehdi Frashëri paraqet dorëheqjen si kryeministër, pas situatës së krijuar ku shumë deputetë shprehen të pakënaqur nga politika e brendshme e ndjekur prej tij. Ndërkaq, edhe zhvillimet politike ishin të acaruara dhe në Shqipëri trokiti pushtimi fashist Italian.

Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut.

Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943[redakto | redakto tekstin burimor]

Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te shpaloste programin e saj

Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri pati jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij.

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943[redakto | redakto tekstin burimor]

Libohova vjen sërish në krye të qeverisë .

Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943.

Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha.

Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeveritë e krijuara përgjatë periudhës së diktaturës Komuniste 1944 – vitet ‘91[redakto | redakto tekstin burimor]

23 tetor 1944 – 21 mars 1946[redakto | redakto tekstin burimor]

Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Clirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha

18 mars 1946 Kuvendi Popullor riemëron diktatorin si kryeministër, pas kërkesës së këtij të fundit për dorëheqje, për shkak të zhvillimeve të reja politike, dorëheqje që nuk u pranua.

Qeveria e parë e PPSH-së 22 mars 1946 – 1 tetor 1948[redakto | redakto tekstin burimor]

Kriza e marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, solli pasoja dhe në Shqipëri dhe në kabinetin qeveritar të saj, i cili pësoi ndryshime disa herë, por gjithnjë të kryesura nga diktatori Enver Hoxha, respektivisht në këto vite:

2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948[redakto | redakto tekstin burimor]

23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949[redakto | redakto tekstin burimor]

17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950[redakto | redakto tekstin burimor]

5 korrik 1950 – 5 shtator 1951[redakto | redakto tekstin burimor]

6 shtator 1951 – 9 prill 1952[redakto | redakto tekstin burimor]

10 prill 1952 – 31 korrik 1953[redakto | redakto tekstin burimor]

1 gusht 1953 – 19 korrik 1954[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i parë qeveritar i Mehmet Shehut, krahut të djathtë të diktatorit Enver Hoxha, 1954 – 1958[redakto | redakto tekstin burimor]

Në korrik të vitit 1954 diktatori Enver Hoxha paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, me motivacionin; për t’u përqëndruar më tepër në punët e partisë. Vet ai propozoi në postin e kryeministrit M. Shehun, krahun e djathtë të diktatorit.

Kabineti Shehu, përgjatë këtij mandate, ka pësuar disa herë ndryshime, në këto periudha kohore:

20 korrik 1954 – 5 qershor 1955[redakto | redakto tekstin burimor]

6 qershor 1955 – 3 qershor 1956[redakto | redakto tekstin burimor]

4 qershor 1956 – 5 shkurt 1958[redakto | redakto tekstin burimor]

6 shkurt 1958 - 21 qershor 1958[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i dytë qeveritar i Mehmet Shehut, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962[redakto | redakto tekstin burimor]

Shehu jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por diktatori Enver Hoxha e propozon sërish atë në këtë post.

Mandati i tretë qeveritar i Mehmet Shehut 1962- 1966[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo periudhë përkon me prishjen e Shqipërisë me sovjetikët dhe forcimi i marëdhënieve më Kinën.

Kabineti i Shehut gjatë këtij mandate ka pësuar disa herë ndryshime, sipas periudhës kohore si më poshtë:

23 qershor 1965 – 16 mars 1966[redakto | redakto tekstin burimor]

17 mars 1966 – 13 shtator 1966[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i katërt qeveritar i Mehmet Shehut, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i pestë qeveritar i Mehmet Shehut, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i gjashtë qeveritar i Mehmet Shehut, 1974 - 1978[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky kabinet pësoi disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore

28 tetor 1974 – 11 nëntor 1976[redakto | redakto tekstin burimor]

12 nëntor 1976 – 26 dhjetor 1978[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i shtatë dhe i fundit qeveritar i Mehmet Shehu, krahut të djathtë të diktatorit 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981[redakto | redakto tekstin burimor]

Këtë mandat Shehu nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të vetëvrasjes së tij të mistershme. Kjo është periudha pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe vetizolimit të Shqipërisë.

Mandati i parë qeveritar i zotit Adil Çarçani, 15 janar 1982 - 23 nëntor 1982[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i dytë qeveritar i Adil Çarçanit, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri krijohet pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor

Mandati i tretë qeveritar i Adil Çarçanit, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Tashmë në krye të PPSH-së është Ramiz Alia. Përgjatë këtij mandate, qeveria e kryesuar nga Adil Çarçani ka pësuar disa herë ndryshime, përgjatë këtyre periudhave

2 shkurt 1989 – 7 korrik 1990[redakto | redakto tekstin burimor]

Me nisjen e ndryshimeve pluraliste të pranverës ’90 dhe krizën e 2 korrikut ’90, ku mijëra banorë u dyndën në dyert e ambasadave, pati një krizë që reflektoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ndryshuar

8 korrik 1990 – 22 dhjetor 1990[redakto | redakto tekstin burimor]

22 dhjetor 1990 – 21 shkurt 1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshimet e fundit erdhën si pasojë e ndryshimeve politike, pranimit zyrtar të marrjes fund të monizmit.

Qeveria e re e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991. Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re.

Qeveritë e krijuara, pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së sistemit demokratik

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe zgjedhjes nga Kuvendi në 30 prill të Ramiz Alisë si President i vendit.

Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit.

Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992[redakto | redakto tekstin burimor]

Ahmeti ishte ish ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve.

Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

13 prill 1992 – 6 gusht 1993[redakto | redakto tekstin burimor]

7 gusht 1993 – 3 dhjetor 1994[redakto | redakto tekstin burimor]

4 dhjetor 1994 – 10 korrik 1996[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi, 11 korrik 1996 – 1 mars 1997[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, ku e djathta sërish ruajti pushtetin.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino, 11 mars 1997- 24 korrik 1997[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në kontroll të situatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik 1997 – 23 prill 1998[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet.

Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill 1998 – 28 shtator 1998[redakto | redakto tekstin burimor]

Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999[redakto | redakto tekstin burimor]

Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër.

Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001[redakto | redakto tekstin burimor]

Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie.

Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002[redakto | redakto tekstin burimor]

Konfliktet brenda vet partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003[redakto | redakto tekstin burimor]

Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PS-së, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Ne dukje konflikti i brendshem ne PS, duket sikur u zgjidh.

Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005 Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Konflikti Nano-Meta çoi ne largimin perfundimtar te ketij te fundit nga PS dhe krijimin e nje partie te re te spektrit te majte. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë.

Qeveria e kryesuar nga zoti Sali Berisha, 10 shtator 2005 - në vazhdim[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qeveri erdhi pas fitores të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Në prill 2007, Qeveria “Berisha” bën ndryshimet e para në disa ministri, per t’i dhënë impulse të reja reformave të gjithanshme të ndërmarra prej saj në shumë fusha jetike për vendin, reforma të thella në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe informalitetit, reformave ekonomike në mbështetje të biznesit, reformave në proceset e integrimit te vendit, etj. Të gjitha këto nisma, të bëra publike që në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut, ishin dhe arsyeja e mbështetjes së gjerë popullore dhe votës pro të djathtës shqiptare, në këto zgjedhje.