Ibn el-Nafis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ibn el-Nafis
Ala al-Din Abu al-Hassan Ali ibn Abi-Hazm al-Qurashi al-Dimashqi
Emri Ala
Mbiemri Abu
Lindur më 1213
Vdiq më 1288
Profesioni hulumtimi

Ibn el-Nafis , (1213-1288) ishte fizikan, anatomist, astronom, gjeograf, historian, filozof, shkrimtar, novelist, jurist, teolog e muhadith arab.

Ibn el-Nafis kishte reputacion si dhe ekspert i shquar i shkollës juridike shafi`i. Ai është i famshëm për zbulimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili përshkruajti strukturën e mushkërive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi më 1213 në Damaskë. Edukatën e mori në Kolegjin Mjekësorë (dhe spital) të themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekësinë pran dijetarit të njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencë, letërsi dhe teologji.

Ekspertiza dhe reputacioni i tij në mjekësi dhe jurisprudencë u shpërblye me emërimin e tij si Principal i spitalit të famshëm Nasir në Kajro. Aty, ai ushtroi shumë specialist mjekësor duke përfshirë edhe kirurgun e famshëm Ibn el-Kuff el- Masihi. Më pas ai shërbeu në shkollën Mensurije në Kajro. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtëpinë e tij, librarinë dhe klinikën. Ibn el-Nafis ka vdekur më 678 H. (1288 M.)

Ibn el-Nafis dha kontribut të çmuar në mjekësi. Ai shkruajti komente dhe kritika të detajuara mbi njohuritë mjekësore që ekzistonin në kohën e tij dhe shtoi shumë kontribute origjinale. Kontributi më i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarkullues të gjakut i cili u rizbulua tre shekuj më mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari që bëri përshkrimin e saktë të strukturës së mushkërive dhe përshkrimin e bronkes si dhe ndërlidhjen ndërmjet enëve të trupit për ajr dhe gjakë. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterieve brerore si ushqyes të muskujve kardiak.

El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e përbërë prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit për shkak të vdekjes së autorit. Ky dorëshkrim ruhet si përmbledhje speciale në Damask. Libri në oftalmologji kryesisht është kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave të tij Muxhaz el-Kanun u bë më i famshmi dhe më pas disa komentime u shkruan mbi të. Ai shkruajti edhe një libër të famshëm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija që merret me efektet e dietës në shëndet. Ai poashtu shkruajti disa komente në librin e Hipokratës dhe Kanunit të Ibn Sinas të cilët ende ekzistojnë.

Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencë të madhe në zhvillimin e shkencës mjekësore si në botën Islame ashtu edhe në atë Perëndimore. Ajo shtoi njohuritë mjekësore me qartësi të madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetëm një libër i tij u përkthye në gjuhën latine. Më pas shumica e veprimtarisë së tij ngeli e pa njohur për Evropën me shekuj të tërë.