Ivica Daciq
Ivica Daciq ( lindi në Prizren më 1 janar 1966 ) është një politikan serb, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë , Zëvendëskryeministër në çeveri dhe ministrër i Punëve të Brendshme të Serbisë.
Biografia[redakto]
Shkollën fillore e kreu në Zhitoragjë dhe shkollën e mesme në Nish. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd. Ka qenë president i parë i Rinisë Socialiste të Beogradit më 1990 dhe zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë nga viti 1992 deri në vitin 2000. Ai ishte kryetar i Këshillit të Qytetit të Beogradit Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Zv / President i Partisë Socialiste Serbisë nga viti 2000 deri në vitn 2003 .
Ka qenë deputet federal në Dhomën e Qytetarëve të Kuvendit Federal të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Kuvendit të Bashkësisë Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 1992 deri në vitin 2004 .
Në dhjetor të vitit 2006 u zgjodh President i Partisë Socialiste të Serbisë .
Pas zgjedhjes së qeverisë së Mirko Cvetkoviq, më 7 Korrik 2008 të Parlamenti serb mori funksionin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme .

