Jena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jenë)
Jena
Jena
Pamje nga Jena
Pamje nga Jena
Popullsia
 • Gjithsej(2.011) 105,463
{{{postal_code_type}}}
07701–07751
TargatJ
Faqja zyrtarewww.jena.de

Jena është një qytet universitar në qendër të Gjermanisë në brigjet e lumit Saale. Ajo ka një popullsi prej rreth 103.000 banorësh dhe është qyteti i dytë më i madh në shtetin federal të Thuringisë, pas Erfurtit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jena është përmendur për herë të parë në një dokument të vitit 1182. Në shekullin e 11-të ajo ishte një pronë e zotërve të Lobdeburgut, por në shekullin e ardhshëm, ajo u zhvillua në një qytet të tregut të pavarur me ligjet e veta. Ekonomia lokale bazohej kryesisht në prodhimin e verës. Në 1286, në qytet u krijua urdhëri i Dominikanëve, i pasuar nga Çistercianët në 1301.

Margravët e Meisenit imponuan autoritetin e tyre mbi Jena në 1331. Nga 1423, ajo i përkiste Saksonisë Zgjedhore të Shtëpisë së Uetinit, e cila kishte trashëguar Meisenin dhe mbeti nën to, pas ndarjes së tokave Uetinit në 1485.

Reformimi Protestant u soll në qytet në 1523. Në vitet në vijim, konventat Domenikane dhe Karmelite u sulmuan nga bashkëqytetarët. Në 1558 u themelua Universiteti (tani quhet Universiteti Friedrich Schiller) nga nga anëtari i kolegjit zgjedhor John Frederick Zemërgjeri.

Për një periudhë të shkurtër (1672-1690), Jena ishte kryeqytet i një dukati të pavarur (Sakse-Jena). Në 1692, ajo iu aneksua Sakse-Eisenach-it dhe, në 1741, Dukatit (më vonë Dukati i Madh) të Sakse-Weimar, të cilit ajo i përkiste deri në vitin 1918.

Në fund të shekullit të 18-të, universiteti u bë më i madhi dhe më i famshmi ndër shtetet gjermane dhe e bëri Jenën qendër të filozofisë idealiste (me profesorë si Johann Gottlieb Fichte, Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Fridrih Shiler dhe Friedrich Wilhelm Joseph Schelling) dhe të romantizmit të hershëm (me poetë si Novalis, dhe vëllezërit Schlegel dhe Ludvig Tieck). Në 1794, poetët Gëte dhe Shiler u takuan në universitet dhe krijuan një miqësi të gjatë e të qëndrueshme.

Më 14 tetor 1806, Napoleoni luftoi dhe mundi ushtrinë prusiane këtu në Betejën e Jena-Auerstedit. Rezistenca ndaj pushtimit francez ishte e fortë, veçanërisht nga studentët e qytetit, shumë prej të cilëve luftuan në Trupat e Lira Lutzou në 1813. Dy vjet më vonë në qytet u themelua vëllazëria Urburschenschaft.

Në fund të shekullit të 19-të, me ndërtimin e hekurudhës Saal përgjatë lumit Saale nga Halle/Leipzig në Nuremberg, Jena bë një qendër për prodhimin e makinerive të preçizionit, dhe prodhimeve optike dhe të qelqit, me formimin e kompanive me famë botërore Karl Zais Jena dhe Schott Jenaer Glaswerk, nga Karl Zais, Ernst Abe dhe Oto Schott.

Në vitin 1945, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Jena u bombardua rëndë nga aleatët amerikanë dhe britanike. 153 persona u vranë dhe shumica e qendrës së qytetit mesjetar u shkatërrua (u restaurua pas përfundimit të luftës).

Pjesë e shtetit të Thuringisë që nga themelimi i saj në vitin 1920, ajo u përfshi në Republikën Demokratike Gjermane në vitin 1949 dhe e rrethit të Geras, në vitin 1952. Që nga viti 1990, qyteti i Jenës ka qenë një pjesë e Shtetit të Lirë të Thuringisë në Republikën Federale të Gjermanisë të bashkuar.

Kulla-Jen.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jena ndodhet në mes të luginës Saale mes disa kodrave gëlqerorëve dhe shkëmbore të mbuluara me pyje të përzier. Ajo shtrihet nga veriu në jug 14,7 km dhe nga lindja në perëndim 12,2 km. Qytetet që janë afër Jenës janë: Vajmari(rreth 15 km në perëndim), Apolda (rreth 15 kilometra në veri), Rudolstadi (rreth 30 km në jug), Naumburg (Saale) (rreth 33 km në verilindje), Gera (rreth 35 km në lindje), Erfurti (rreth 40 kilometra në perëndim), Halle (Saale) (rreth 70 km në verilindje), Leipcigu (75 km në veri-lindje), Çemici (rreth 94 km në lindje) dhe Drezden (rreth 175 km në lindje).

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Jena është zakonisht 1-2 °C më ngrohtë se në kodrat përreth. Malet rreth Jenës janë kryesisht gëlqerorë, duke zbutur kështu të ftohtit. Kështu, qyteti krahasuar me standardet gjermane ka më shumë netë tropikale vazhdimisht mbi 20 °C. Për shkak të mikroklimës së ngrohtë, rajoni i Jenës quhet Toskana e Thuringisë ose si Toskana Lindjes. Ver është e thatë dhe e nxehtë me një temperaturë mesatare prej 20 °C. Temperatura mund të rritet në korrik/gusht deri në 38 °C. Temperatura mesatare vjetore është 9,3 °C.

Sasia mesatare vjetore reshjeve në Jena është 585. Muaji më i thatë është shkurti me 34 milimetra. Muaji me më shumë reshje mesatarisht është qershori me 75 mm edhe pse dhjetori eshte muaji me më shumë ditë me shi (20 ditë me më shumë se 0,1 milimetra reshje). Mbizotëron drejtimi i erës drejt jugperëndimit të Jenës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë shekujve, Jena ka qenë një qytet me 4.000 deri 5.000 banorë. Rritja e popullsisë filloi në shekullin e 19 me 6.000 banorë në 1840 dhe me 8.000 banorë në 1870. Pastaj, një bum demografik ndodhi me një popullsi prej 20.000 banorë në vitin 1900, 50.000 në vitin 1920, 73.000 në vitin 1940, 81.000 në vitin 1960 dhe 104,000 në vitin 1980. Kulmi u arrit në vitin 1988 me një popullsi prej 108.000 banorë. Situata e keqe ekonomike në Gjermaninë lindore pas ribashkimit rezultoi në një rënie të popullsisë, e cila ra në 99.000 në vitin 1998 përpara se të rritet përsëri në 107,000 në vitin 2012.

Rritja mesatare e popullsisë midis viteve 2009 dhe 2012 ishte rreth 0.47%, ndërsa popullsia në kufi me rajonet rurale është pakësuar me tendencë të përshpejtuar.

Shtesa nga lindjet ishte 62 në vitin 2012, kjo është 0,6 për 1.000 banorë (mesatarja Thuringiane: -4,5; mesatarja kombëtare: -2,4). Shkalla neto e migrimit ishte 4,0 për 1.000 banorë në vitin 2012 (mesatarja Thuringian: -0,8; mesatarja kombëtare: 4,6). Rajonet më të rëndësishme të origjinës së imigrantëve të Jenës janë zonat rurale të Thüringen, Saksonisë-Anhalt dhe Saksonisë si edhe vende të huaja si Polonia, Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia, Rumania dhe Bullgaria.

Ashtu si në qytete të tjera gjermane lindore, Jena ka vetëm një sasi të vogël të popullsisë së huaj: rreth 4.0% janë nuk janë qytetarë gjermanët nga shtetësisë dhe e gjithsej 6.2% janë emigrantë (sipas regjistrimit të BE-së të vitit 2011). Ndryshe nga mesatarja kombëtare, grupet më të mëdha të emigrantëve në Jena janë rusët, kineze dhe ukrainasit. Gjatë viteve të fundit, gjendja ekonomike e qytetit është përmirësuar: papunësia ka rënë nga 14% në vitin 2005 në 7% në vitin 2013. Për shkak të ateizmit zyrtar në ish RDGJ, shumica e popullsisë është jo-fetare. Vetëm 15.9% janë anëtarë të Kishës Ungjillore në Gjermaninë Qendrore dhe 6.6% janë katolikë (sipas regjistrimit të BE-së të vitit 2011).

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot, Jena është një qytet industrial, i specializuar në prodhimin makinerive të preçizionit, pajisjeve farmaceutike, optike dhe fotografike dhe është qyteti i uzinës së famshme Zeiss të prodhimeve optike. Në vitin 1926 kompania Zeiss ndërtoi planetariumin e parë modern në botë në lagjen Damenviertel të qytetit.

Sheshi i Tregut

Sot, ekonomia e qytetit është shumëllojshmëruar në bioinformatikë, bioteknologji, softuerë dhe photonikë. Zona metropolitane e Jenës është një ndër 50 rajonet e Gjermanisë me rritjen më të shpejtë, me shumë kompani dhe institute kërkimore të njohur ndërkombëtarisht, një papunësi relativisht të ulët dhe me një strukturë të popullsisë me moshë shumë të re. Në vitin 2008 Jenës iu dha titulli "Stadt der Wissenschaft" (qytet i shkencës) nga ana e Stifterverband für die Deutsche Wissenschaft, një shoqatë gjermane e shkencës.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]