Joe Strummer
John Graham Mellor (21 gusht 1952 - 22 dhjetor 2002), i njohur me nofkën e tij Joe Strummer, ishte një muzikant britanik, këngëtar, aktor dhe kompozitor i cili ishte bashkë-themelues, kompozitor, kitarist dhe këngëtar i Clash, një rock band me karakter punk që formua në 1976 si pjesë e valës fillestare të rrymës britanike punk. Muzika e tyre përfshin elementë si reggae, ska, dub, funk, rap, dhe rockabilly.
Clash ishin një nga grupet më të njohura në skenën punk-rok të Britanisë së Madhe, me albumin e tyre të dytë, Give 'Em Enough Rope (1978) duke arritur numrin 2 në Mbretërinë e Bashkuar. Menjëherë pas kësaj, ata arritën sukses dhe në SHBA, duke filluar me London Calling (1979), dhe duke arritur majën e suksesit më 1982 me Combat Rock, duke arritur numrin 7 në listat amerikane dhe duke u certifikuar dy herë platin. Kompozimet e tyre plot mesazhe politike, dhe eksperimentimi i vazhdueshëm muzikor, si dhe karakteri rebel kishte një ndikim të gjerë në zhvillimin e muzikës rrok.
Joe Strummer ka qenë anëtari i grupeve të ndryshme duke përfshirë 101ers, Latino Rockabilly War, the Mescaleros dhe the Pogues si dhe karrierë solo. Strummer konsiderohet pa dyshim nga kritikët si një nga nga figurat më të spikatura të lëvizjes britanike punk.
Strummer dhe Clash u vlerësuan në Rock dhe Roll Hall of Fame në janar të vitit 2003. Në përkujtimin e tij, miqtë e Strummer dhe anëtarë të familjes së tij kanë krijuar Fondacionin Strummerville për promovimin e muzikës së re. Gjithashtu, çdo vit ka shumë festivale, ceremoni dhe aktivitete spontane në mbarë botën në kujtimin të Joe Strummer.