Juda Makabe - Gjergj Fishta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

-Shënime për autorin-

Gjergj Fishta u lind në një fshat të vogël të Zadrimës , në Troshan më 1871.Mësimet fillestare i kreu në shkollën françeskane të Shkodrës,sepse në Troshan nuk kishe shkollë atëherë.Mësuesit kishin hetuar menjëherë se Gjergj Fishta ishte intelegjent , njeri me mendje jashtëzakonisht të hollë. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.

-Përmbajtja e veprës letrare-

Drama "Juda Makabe" i ka rreth 750 vargje . Gjergj Fishta ishte gjeni . Ai edhe prej situatave të vështira u përpoq të krijoj art të mirfilltë.Edhe mllefin që ishte grumbulluar në shpirtin e tij e ngriti në art. Këtë madhështi e tregoi në dramën "Juda Makabe" me anën e së cilës reagoi kundër gjithë atyre që dëshironin ta shisnin Shqipërinë për ta sjellur një robërim të ri pas robërimit shumëshekullor osmano-turk . Koha e mërgimit apo e izolimit të detyruar bëri që Fishta të përqendrohej në qenien e vet , i cili i përjetoi thellë hallet e Shqipërisë së atëhershme. Në këtë vepër poeti së pari himnizon atdheun e pastaj vërsulet në mallkime mbi tradhtarët . Ai vajton mjerimin që sjell robëria , u tregon Shqiptarëve rrugën e daljes nga situata dhe të ringjalljes së kombit me forcimin e besës dhe bashkimin kombëtar. Tragjedia " Juda Makabe" është shkruar nga frymëzimi dhe mllefi që pati poeti në kohën kur Shqipërisë dhe atij personalisht i vinin kërcënime nga të katër anët. Prandaj mund të kuptohet se në ç'gjendje shpirtërore e shkroi këtë dramë në të cilën shprehi tërë mllefin ndaj kundërshtarëve dhe tradhëtarëve por edhe dashurinë e madhe për atdheun . Në këtë dramë poeti i gërshëtoi të dhënat biblike të vjetra tremijë vjet më parë me të dhënat e sotme shqiptare. Në këtë dramë vlerësohet liria , çmohet pa masë bashkimi kombëtar që bën forcën kryesore , çmohet besa , shteti dhe ligjet e tij . Në dramë himnizohen të gjitha vlerat e shëndosha kombëtare . Ato vlera , sipas poetit duhet të ishin xhevahir për të gjithë shqiptarët e kohës kur e shkroi këtë dramë , por edhe shqiptarët e kohës së ardhshme. Fishta me vështrim mallkues sulmon tradhtarët e shumëllojshëm të atdheut , prej atyre që e shesin atdheun dhe e tradhtojnë kombin e deri te ata që i sjellin mjerim në thembrën e huaj. Në tragjedinë "Juda Makabe" është dhënë mjaft bukur tipi i heroit tragjik , i luftëtarëve të lirisë si dhe i tradhtarit që shiten për para dhe pushtet.

-Personazhet e veprës letrare-

- Juda - Alkimi- Simeoni - Populli- Prifti - Bakidi- Eupolemi - Kapiteni- Jasoni - Ushtria- Jonathas- Aminadabi- Ismaeli-Abneri

-Momenti më i bukur-

Marrë në përgjithësi e tërë drama është moment i bukur , por edhe tragjike . Ajo ka vlerë të lartë artistike , edukative dhe kombëtare.


-ARDIT10PRENIQI ^_^