Korporata Elektroenergjitike Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KESH)
Shko te: navigacion, kërko
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare
Lloji Sh.A.
Shkurtimi KESH
Industria Energjitikë
Themeluar 1957
Selia Tiranë, Shqipëri
Zona e mbështetjes Shqipëri
Kryesuesit Halit Velaj[1]
(Administrator)
Të ardhurat 26,557 milionë lekë (2010)
Fitimi 17,099 milionë lekë (2010)
Punonjësit 902(2011)
Adresa e internetit www.kesh.com.al

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (shk. KESH) është një shoqëri tregtare aksionere shtetërore e integruar vertikalisht dhe është prodhuesi kryesor dhe më i rëndësishëm i energjisë elektrike në Shqipëri.[2]

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Themelet e saj nisin në vitin 1957, me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Centraleve Elektrike (DPCE) si entiteti i vetëm që realizonte prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike tek konsumatori si edhe shkëmbimin me vendet fqinj.

Në vitin 1992, DPCE u shndërrua në ndërmarrjen shtetërore Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ndërsa në vitin 1995 mori statusin e shoqërisë anonime me aksione të zotëruara 100% nga shteti.

Në vitin 2001, hyri në fuqi Statuti aktual i KESH sh.a., i cili parashikonte ndryshime të thella organizative në zbatim të legjislacionit komunitar për privatizimin e monopoleve jonatyrale - si kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE - duke bërë fillimisht ndarjen e funksioneve bazë në : Prodhim, Transmetim, Shpërndarje.

Me zhvillimet e mëvonshme, në vitin 2004 u bë ndarja nga KESH sh.a. e veprimtarisë të transmetimit nëpërmjet krijimit dhe funksionimit më vete në treg të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. si shoqëri anonime me aksione 100% shtetërore.

Në vitin 2007, u nda nga KESH sh.a. edhe veprimtaria e shpërndarjes dhe furnizimit me pakicë nëpërmjet krijimit dhe funksionimit më vete në treg të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a. fillimisht si shoqëri anonime me aksione 100% shtetërore dhe nga viti 2009, pas privatizimittë paketës 76% të aksioneve, pjesë e grupit të kompanisë çeke CEZ A.s.

Organizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Organigrama e Kesh sh.a
  • Asambleja e Aksionereve - Pronari i aksioneve të sh.a KESH-it është shteti shqiptar, përfaqësohet në Asamblenë e Aksionerëve nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes.[3][4]
  • Këshilli Mbikëqyrës - Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 anëtarë të cilët emërohen nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës. Kohëzgjatja e funksionit të tyre është 4 vjet. Bazuar në Statutin e Korporatës, Këshilli Mbikëqyrës zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij një Kryetar dhe një Zv. Kryetar. Ka kompetencë vendosjen e Administratorit.[5]

Infrastruktura Prodhuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Divizioni Gjenerimit ose sikurse përcaktohet në Modelin e Tregut Shqiptar të Energjisë “Kompania Publike e Gjenerimit”(KPGJ), aktualisht është prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në Shqipëri.Divizioni i Gjenerimit është pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e strukturës organizative të KESH sh.a.

Ky Divizion përbëhet nga :

- Stafi i Qendror në të cilin përfshihen;

Departamenti i Mirëmbajtjes, Departamenti i Shfrytëzimit, Departamenti i Digave, Departamenti i Planifikim Zhvillimit, Departamenti i Financës.

- Njësitë e Prodhimit.

Njësitë e Prodhimit janë organizuar mbi bazën e hidrocentraleve të mëdhenj dhe të mesëm që ka Shqipëria, të cilat janë pronë shtetërore. Këto hidrocentrale janë të ndërtuara në kaskadën e lumit Drin; HEC Fierza me fuqi të instaluar 500 MW, HEC Koman me fuqi të instaluar 600 MW dhe HEC Vau Dejës me fuqi të instaluar 250 MW. Mbi kaskadën e lumit Mat janë ndërtuar HEC Ulëz & Shkopet me fuqi të instaluar 50 MW, ndërsa në kaskadën e lumit Bistricë operon HEC Bistrica 1 dhe HEC Bistrica 2 me fuqi të instaluar 27 MW. Mbi lumin e Tiranës ndodhet HEC Lanabregas me fuqi të instaluar 5MW.Kohët e fundit në zbatim të programit të Qeverisë Shqiptare hidrocentralet Ulëz dhe Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe Lanabregas janë organizuar si shoqëri anonime më vete.

Divizioni i Gjenerimit siguron nëpërmjet njësive hidrike një prodhim mesatar vjetor 4.200.000.000 KWh (4200 GWh) duke plotësuar kështu rreth 65 % të energjisë që duhet të hidhet në rrjetin e sistemit energjetik kombëtar. Pjesa tjetër e energjisë që i duhet vendit plotësohet nga importi dhe nga prodhuesit e tjerë të energjisë në vend.[6]

Strukturat e punës[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktiviteti kryesor i KESH sh.a është prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të veta gjeneruese. Bazuar në Modelin e Tregut, Kesh sh.a operon nëpërmjet dy strukturave; atë të Gjenerimit si dhe atë të Furnizuesit Publik me Shumicë.[7]

Skema e Gjenerimit
  • Divizioni i Gjenerimit, ka si funksion shitjen e energjisë elektrike tek Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për mbulimin e humbjeve teknike gjatë transmetimit si KESH GEN dhe FPSH sipas modelit të tregut dhe sigurimin e shërbimeve ndihmëse, shitjen e energjisë elektrike tek Furnizuesi Publik me shumicë për plotësimin e kërkesave të klientëve tariforë, shitjen e energjisë shtesë në tregun vendas dhe atë të eksportit, shkëmbimin e energjisë elektrike në tregun e eksportit në përputhje me rregullat dhe procedurat e miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).
Skema e Furnizimit
  • Divizioni i Furnizuesit Publik me Shumicë, ka përgjegjësi blerjen e energjisë elektrike, për të siguruar furnizim të mjaftueshëm për Furnizuesin Publik me Pakicë sipas kërkesës së këtij të fundit për furnizimin pa ndërprerje të klientëve tariforë. Gjithashtu, Divizioni i Furnizuesit me Shumicë ka të drejtën të blejë nga KESH Gen të gjithë energjinë elektrike të prodhuar prej tij nga burimet hidrike dhe burimet e tjera gjeneruese, dhe nga prodhuesit e pavarur të energjisë (PPE), prodhuesit e vegjël të energjisë (PVE), Furnizuesit e Kualifikuar dhe tregtuesit, për të përmbushur kështu detyrimet që FPSH –ja ka ndaj Furnizuesit Publik me Pakicë, për ti shërbyer të gjithë Klientëve Tariforë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]