Kadri Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kadri Halimi (Cërnicë, 9 shkurt 1921 - 19 tetor 2001) ka qenë etnologu i parë shqiptar në Kosovë,[1] i përndjekur nga autoritetet jugosllave dhe i burgosur në Goli Otok, autor i disa monografive që trajtojnë lëminj të ndryshëm mbi folklorin, etnologjinë-antropologjinë, muzeologjinë, historinë, gjuhësinë e letërsinë shqipe.[2]

Biografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 9 shkurt 1921, në fshatin CërnicaGjilanit. Shkollimin fillor Kadriu i ri e kreu në vendlindje, kurse më 1934 regjistrohet në Medresenë e Madhe të Shkupit, ku ndoqi mësimet deri kur u mbyll, më 6 prill 1941. Pas shtatë klasave të Medresesë, Kadriu kreu edhe një klasë në Prizren, për të vazhduar studimet nga viti akademik 1946/1947, në Universitetin e Beogradit, Fakulteti Filozofik, Katedra e Etnologjisë.[2] Punoi si asistent në katedrën e etnologjisë në këtë fakultet, pastaj në Muzeun e Kosovës si kustos, si dhe në disa vende të tjera.

Duke punuar në planin shkencor, e duke pasur gjithnjë parasysh edhe kauzen kombëtare, Halimi u burgos tri herë nga policia sekrete e pushtetit monist jugosllav.Edhe pse pati ndërprerje të gjatë nga puna shkencore e hulumtuese, meqë burgosej dhe vuante dënimet, Halimi ka dhënë vepra monografike dhe shumë punime shkencore e profesionale nga fusha e entologjisë-antropologjisë kulturore gjerësisht, e folklorit, e muzeologjisë, e gjuhësisë shqiptare, e historisë dhe letërsisë së artit, si dhe nga fusha të tjera të shkencës së antropologjisë.

Burgosja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Halimit për një kohë sa ishte i burgosur ne burgun me famekeq ne Goliotok edhe pas daljes ia mbyllën gojën, ia shterruan damarët e pendën e dorës, deri sa e arrestuan dhe e dënuan me burg të rëndë, pasatj, i vunë censurë hermetike e heretike politike. Atij, nuk ia botonin as artikujt e punimet, sikur se as studimet monografike dhe veprat shkencore me të cilat e lënduan dijen, denjitetin dhe personalitetin e tij, kombëtar, njerëzor e shkencor. Në anën tjetër, edhe e cunguan etnokulturën etnike shkencore dhe kombëtare, për të stagnuar ajo për pesëdhjetë vjet zhvillimin e saj në shtratin real e normal të shkencave etnologjike, që ndër ne ndjehej si shkencë me specifika nacionale,ku fatin e autorit edhe e pësuan pas tij edhe veprat që pas arrestimit të parë, më 1952 dhe arrestimit të dytë më 1961, u shtrenguan të mos botohen me emrin e tij. Sikur edhe dorëshkrimet dhe lëndën e hulumtuar dhe studiuar nga hulumtimet e tij kërkimore-shkencore në terren ia konfiskuan, dhe çka është më e keqja e tragjikja, sot e atë ditë nuk dihet fati i atyre punimeve se si u zhdukën apo pasi që u sekuestruan nga UDB-esë jugosllave.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kangë popullore shqiptare të Kosovë-Metohís, v. 1, bashkëautor me Vojisllav Dançetoviç dhe Anton Çetën, Prishtinë: Mustafa Bakija, 1952;[3]
  • Studime Etnologjike, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1954, ribot. 1994;
  • Shkëndijë e lirisë, monografi publicistike e dokumentare, Prishtinë: 1995;
  • Trajtime dhe studime etnologjike, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2000;
  • Drita Halimi-Statovci, Një jetë ndërmjet shkencës dhe atdhetarisë, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011;

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mjeku, Bajram (4 nëntor 2021). "Kadri Halimi, etnologu i parë në Kosovë". pashtriku.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Hajrizi, Mehmet (21 dhjetor 2021). "Kadri Halimi, personalitet i shquar i shkencës dhe i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare". gazetalevizja.com.
  3. ^ Halimi, Mehmet (19 tetor 2011). "Kompleti i veprave të Kadri Halimit, vlerë universale e etnologjisë shqiptare". lavdimhalimi.wordpress.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)