Kodiku i Korçes 93'
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kodiku i Korçës 93, ndër më të vjetrit e tipit “në formë kryqi” ndodhet sot në Arkivin Qendror Shtetëror dhe është një nga 100 dorëshkrimet bizantine dhe pasbizantine që u rizbuluan nga mosdukja pas ndryshimit të regjimit ateist në vend. Kodiku i përket shek. X dhe përmban tekstin e katër Ungjijve. Për nga periudha historike, kodiku është i vendosur në mes të epokës Maqedonase, gjatë së cilës Bizanti njohu fuqinë dhe lavdinë më të madhe të tij. I prodhuar në Kostandinopojë, ai është përdorur në Mitropolinë e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet interes të përveçëm artistik dhe historik. Nga njëra ana na jep një pamje interesante të prirjeve artistike që kishin punishtet libërshkruese të Konstandinopojës gjatë periudhës së quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetër, dëshmon për lidhjen në përgjithësi të mjedisit të Shqipërisë së sotshme me kryeqendrën kulturore të Bizantit. Prandaj dhe zë vend të përveçëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar. Vlera: Ky kodik ka vlerë të shumëfishtë për kulturën tonë. ai është produkt i qëllimit adhurues, që ka frymëzuar dhe mbështetur popullin e thjeshtë në sprovat e tij ndër shekuj. Kodiku i Korçës nr. 93 përmban krijimtari pamore me estetikë të lartë dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi me ar, vlera kaligrafike të tekstit), karakteristike për artin e spikatur të periudhës së Dinastisë Maqedonase. Përmban tekste dhe pjesë të kulturës që shërbejnë si gjurmë të një dëshmie shumë të vyer për historinë e rajonit tonë dhe kontribuon në njohjen më të mirë të së shkuarës sonë të përbashkët. Pra, ky dorëshkrim gati 11 shekullor të shtyn në mendime, por edhe të ndërgjegjëson për barrën e rëndësishme historike që mbart me vete, duke zënë vend të përveçëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar. Meriton jo vetëm ta vlerësojmë dhe ta admirojmë, por mbi të gjitha t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve, ashtu siç i morëm nga paraardhësit tanë. Pershkrim Kodiku i Korçës 93 përbën një nga shembujt më karakteristikë të prodhimit të librave në periudhën e Rilindjes Maqedonase. Përbëhet nga 308 fletë pergamene me përmasa 153 x 120 mm. Teksti i katër ungjijve është i shkruar në pergamenë të hollë, të punuar mirë, me ngjyrë të bardhë qumësht. Sipërfaqja e shkruar e tekstit të katër ungjijve paraqitet në formë kryqi, një dukuri veçanërisht e rrallë në historinë e dorëshkrimeve bizantine. Ia vlen të shënohet fakti se, Kodiku i Korçës 93 përbën një nga dorëshkrimet më të vjetër të kategorisë së kodikëve me të gjithë tekstin në formë kryqi. Kodiku i Korçës 93 është shkruar me shkrim germëvogël të tipit Bouletée, një shkrim i rrumbullakët, i një mjeshtërie të shkëlqyer kaligrafike. Për shkrimin e tekstit është përdorur bojë me ngjyrë kafe, ndërsa për titujt e kapitujve dhe germat nistore është përdorur ar dhe e kuqja. Shkrimi kodiku i Korçës 93 është shkruar me shkrim germëvogël të tipit Bouletée, shkrim i përdorur gjerësisht në dorëshkrimet bizantine të shek X. Shkrimi germëvogël Bouletée u krijua në kryeqytetin e Perandorisë Bizantine që të plotësonte të njëjtat funksione për “sacra scriptio”, të cilat deri në atë kohë i përmbushte shkrimi germëmadh. Tek titujt e kapitujve dhe tek germat nistore, shkruesi përdor modele shkrimi germëmëdhenj të një periudhe më të hershme.
Botimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqëria Biblike Ndërkonfensionale e Shqipërisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, synojnë që nëpërmjet këtij projekti të përbashkët të njohin publikun e gjerë, shqiptar dhe të huaj, me vlerën e jashtëzakonshme që kanë për historinë e popullit shqiptar dorëshkrimet shumëshekullore, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, nëpërmjet botimit faksimile të Kodikut të Korçës nr. 93. Ky kodik, si një ndër më përfaqësuesit e kodikëve mesjetarë në Shqipëri, përbën një thesar të paçmuar historik, kulturor dhe shkencor, përsa i përket gjurmëve historike të banorëve të vendit, fateve, marrëdhënieve dhe arritjeve të tyre në një udhëkryq të rëndësishëm historik, siç është shek. X. Kontribuan ne botim: Dy autoret Andi Rëmbeci, lektor i Paleografisë dhe Historisë së Bizantit në Universitetin e Tiranës; dhe Sokol Çunga, arkivist/paleograf në Arkivin Qendror Shtetëror ne bashkpunim me Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka realizuar botimet facsimile te ketij kodikut .
Kujdesi shkencor: Agamemnon Celikas Drejtor i Arkivit Historik dhe Paleografik të MIET, Athinë, Greqi.
Kontribuoi: Ioannis Vitaliotis, doktor i Arkeologjisë Bizantine. Studiues në Qendrën Kërkimore të Artit Bizantin dhe Pasbizantin të Akademisë së Athinës.