Kostandin Shpataraku
Shpataraku ishte një piktor i shquar kishtar nga Shpati i Elbasanit dhe realizues i mjaft ikonave në kishat më të njohura të vendit tonë dhe jo vetëm. Sipas studiuesve dhe studiuesit Artan Shkreli ikonografi Shpataraku ka realizuar ikonat në kishën e Ardenicës, të Cikalleshit, të Shën Pjetrit në Vithkuq, të Shën Prokopit në Pogradec . Ndër më të njohurat e veprave të tij është ikona me titull "Shën Gjon Vladimiri", ku figura qendrore e Vladimirit rrethohet me 12 skena dhe në mes të tyre qëndron figura e princit shqiptar Karl Topia që tregon kishën në sfond. Krijimet e Kostandin Shpatarakut konsiderohen si vazhduese të shkollës së Onufrit.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprimtaria e Kostandin Shpatarakut shtrihet gjatë periudhës 1726 - 1767. Përveç ikonave të shumta, nga ky piktor ruhet sot vetëm piktura murale e kishës së manastirit të shën Marenës si edhe disa fragmente pikturash në kishat e Llangës. Këtë piktor, deri sa nuk u zbulua ende piktura e tij murale, konsiderohej pa e thelluar shumë çështjen, si një ndjekës i pikturës së Athosit . Me zbulimin e studimin e pikturës së tij murale në manastirin e Shën Marenës , u arrit të nxirren në dukje tiparet teknike e artistike të veprës së tij si një nga ndjekësit e shkollës së Korçës.