Krem i përzier
Appearance
- Përbërësit. Për 6 persona: 120 g bajame të qëruara, 50 g amareta, 100 g sheqer, 4 vezë, një filxhan kafeje, 1/4 L krem qumësht.
- Përgatitja. Rrihni vezët me sheqerin. Përvëloni bajamet në ujë të vluar, piqini në furrë pastaj grijini imët. Thërrmoni edhe amaretat. Shtojini të gjitha vezëve të rrahura. Hidhni kafenë duke e përzier mirë. Rrihni kremin e qumështit, shtojini gjysmën përgatesës, hidheni këtë në një tas kristali dhe zbukurojeni me kremin e qumështit të mbetur.