Lavraja e Madhe (Athos)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Oborri i manastirit
Oborri i manastirit

Manastiri i Madh i Lavrasë (greqisht: Μονή Μεγίστης Λαύρας) është manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit. Ndodhet në pjesën jugore të malit, në lartësinë 160 metra. Manastiri i cili u themelua në vitin 963 nga Athanas Athoniti me dëshirën e mikut të tij, perandorit bizantin Nikefori II Foka, shënon edhe fillimin e jetës së organizuar monastike në Malin e Athosit.

Aty ku ndodhet sot manastiri mendohet se në lashtësi ndohej qyteti më i vjetër i Athosit, Akrothooi. Krahasuar me manasirët e tjerë, historia e këtij manastiri është e ruajtur më e plotë dhe podhuajse e paprekur. Studimi i këtyre arkivave është me rëndësi edhe për të tjerë manastirë.

Biblioteka e manastirit ndodhet prapa kishës kryesore. Ajo përmban 2116 dorëshkrime greke dhe 165 kodikë. Midis tyre dorëshkrime unicale të Dhiatës së Re: Codex Coislinianus, Codex Athous Lavrensis, Uniciali 049, Uniciali 0167, dhe Minuscules 1073, 1505, 2524, 1519. Ka edhe mbi 20.000 libra të shtypur dhe rreth 100 dorëshkrime në gjuhët e tjera. Ky është një nga koleksionet më të pasura të dorëshkrimeve greke në botë.

Dhoma e mbledhjeve është prapa kishës kryesore. Disa prej objekteve më të rëndësishme janë një dorëshkrim i një ungjill me një mbulesë të artë i cili është një dhuratë nga Nikefori II Foka dhe lista (Kouvaras) e murgjve të Athanasit. Ka edhe 2,500 ikona të cilat mbulojnë gjithë historinë e hagiografisë të mijëvjeçarit të dytë.

Në vitin 1715 ikonografi shqiptar David Selenicasi pikturoi afresket në njërën prej kishave të manastirit e Lavraja e Madhe.

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Alexander Kazhdan, Alice Mary Talbot: Lavra, Great. In: Oxford Dictionary of Byzantium II, 1991, S. 1190-1191
  • Mark J. Johnson: Architecture of the Lavra. In: Oxford Dictionary of Byzantium II, 1991, S. 1191
  • Anthony Cutler, Nancy Patterson Ševčenko: Art Treasures of the Lavra. In: Oxford Dictionary of Byzantium II, 1991, S. 1191

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Koordinatat:40°10′15.9″ Veri 24°22′58.16″ Lindje 40.171083° Veri 24.382822° Lindje