Jump to content

Liqeni Moraine

Coordinates: 51°19′21″N 116°11′08″W / 51.32250°N 116.18556°W / 51.32250; -116.18556
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

51°19′21″N 116°11′08″W / 51.32250°N 116.18556°W / 51.32250; -116.18556

Liqeni Moraine është i njohur për panoramën e tij piktoreske

Liqeni Moraine (shqip: Morein) është një liqen akullnajorë i cili gjendet në Parkun kombëtar të Banffit në krahinën e AlbertësKanda. Ai gjendet afër 14 km ngat fshatit Lake Louise. Gjendet në Ten Peaks Valley, në një lartësi afër 1,884 metra.

Emri i Liqenit Moraine i është dhënë nga Morena e bërë nga akullnaja e majës Wenkchemna. Morena është lëndë e copëzuar (gurë, zall, rërë, lym) e vendosur gjatë shkrirjes së akullit.

Njgyra e kaltërt e Liqenit Moraine është bërë për shkak të pezullimit të grimcave minerale të prodhuara nga abrazioni i akullnajave

Liqeni ka një sipërfaqe prej 0.5 km2 dhe një sipërfaqe lartësie prej 1,884 metra

Liqeni, i mbushur me akull, arrit kulmin e tij ndërmjet mesit dhe fundit të qershorit. Kur ai është krejtsisht i plotë, pasqyron një nuancë të veçantë të kaltër. Kjo ngjyrë vjen nga thyerja e dritës në mbetjet e gurit të cilat janë vendosura vazhdimisht në muret e liqenit.

Imazhi i Liqenit Moraine është i famshëm në gjithë botën dhe shfaqet në shumë aspekte, sikur tek:

  • Në anën e pasme të njëzet dollarëve kanadianë të vitit 1969 dhe 1979.]].[1]
  • Në një nga fotot kryesore për sistemin operativ Android, Liqeni Moraine është përdorur si një foto e ekranit.
  • Nga Bernard Callebaut për reklama të shtypura.
  • Në një nga fotot e ekranit të disponueshme në BlackBerry Pearl.
  • Në një nga fotot e ekranit të disponueshme në Palm Pre.
  • Në një nga fotot e ekranit të Windows 7 në serinë kanadiane.
  • Në një nga fotot e ekranit të Windows 7 në serinë e Dimërit.
  • Në motorin kërkues Bing foto kryesore më 13 tetor 2009, më 2 tetor 2013, dhe përsëri më 10 shtator 2014.
  • Në Travel National Geographic 365: Foto e ditës për 8 tetor 2013.
  1. ^ Bank of Canada Arkivuar 25 tetor 2004 tek Wayback Machine - Banka e Kanadasë 1969-1979 20 $ kanadezë Kartëmonedhë shfaqur e Lake Moraine

Burime të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]