Liqeni i Bajkalit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Karte baikal2.png

Liqeni i Bajkalit (mongolisht: Байгал нуур/Baygal nuur, domethënë "liqeni i natyrës"; rusisht: О́зеро Байка́л/Ozero Baikal) gjindet në pjesën aziatike të Federatës Ruse dhe njëherit është liqeni më i thellë në botë. Emri i tij rrjedh nga fjala tatare "bai-kul", që do të thotë : "liqe i pasur".

Ky liqe njihet edhe me emrin "syri i kaltërt i sibirit". Duke llogaritur thellësinë e tij të mëdhe prej 1637 m dhe sipërfaqes së madhe (31.500 km²), përfshinë më tepër se 20 % të rezervave të gjithëmbarshme botërore të ujërave të ëmbla.

Uji i Liqenit të Bajkalit shfrytëzohet për pije. Gjatë dimrit, atëherë kurë e tërë sipërfaqja e liqenit ngrihet, prehen katrorë të akullt dhe shpërndahet në vendbanimet përreth. Gjithashtu gjatë saj kohe mbi liqe zhvillohet komunikacioni automobilistik. Trashësia e akullit arrin nga 30 cm deri në disa metra.