Jump to content

Luan Rama (ambasador)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luan Rama (Franca, 1999)

Luan Rama është kineast, studjues arti, publiçist, shkrimtar, dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO.

Biografia profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luan Rama ka lindur në Tiranë në janar të vitit 1952. Ka mbaruar studimet universitare në Tiranë në fakultetin e Shkencave Politike, për gazetari (1975) si dhe më pas në Universitetin Parisi VII - «Denis Diderot» në Paris për komunikim, kinematografi dhe audiovizual.

Fillimin e karrierës së tij profesionale e filloi në studiot kinematografike «Shqipëria e Re», në vitin 1975. Më pas, më 1989 u angazhua në fushën e diplomacisë, ku gjatë viteve 1997-2001 ishte ambasadori i Shqipërisë në Francë, Monaco dhe Portugali, si dhe përfaqësues i presidentit të Republikës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në vitet 2002-2006 ka qenë zgjedhur nga organizata e Frankofonisë në forumin e lartë të saj “Këshilli i Lartë i Frankofonisë”. Në këtë periudhë ka drejtuar misione të Observimit te zgjedhjeve ne disa vende frankofone si ne Madagaskar, Kongo Brazavil, Ishujt Maurice, Guiné Bisao (i dërguar nga OKB-ja), etj.

Ka marrë pjesë në shumë kolokiume e konferenca ndërkombëtare rreth Ballkanit në Paris dhe vende te tjera. Që prej vitit 2009 jep mësim në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Orientale në Paris (INALCO) mbi Gjeopolitikën, për Historinë e Shqipërisë dhe «Mbi traditën e modernitetin» - Master). Gjatë kësaj periudhe ka botuar rreth 50 libra ndër të cilat shumë ese libra historikë, tri vëllime poetike, tre romane, etj.

Ka përkthyer gjithashtu mbi 15 libra nga frëngjishtja në shqip dhe nga shqipja në frëngjisht. Eshtë një nga themeluesit e shoqatës franko shqiptare ALBANIA në Paris.

Vepra letrare & studimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botimet në Shqipëri:

- Gjurmë. Botimet Marin Barleti, Tirana, 1995.

- Fransua Miteran, romantizmi i pushtetit. Botimet Dituria, Tiranë, 1996.

- Metamorfoza e Fjalës Botimet Albin, Tiranë, 1997.

- Shkëlqimi i meteorëve, Botimet Toena, Tiranë, 1997.

- Nën hijen e eklipsit, Botimet Toena, Tiranë, 1999.

- Shqipëria frankofone, Botimet Onufri, Tiranë, 2001.

- Krushq të largët, France-Albanie, Botimet Argeta, Tiranë, 2002.

- Sharl de Goli - një legjendë e gjallë, Botimet Dudaj, Tiranë, 2003.

- Omer. Botimet Korbi, Tiranë, 2004.

- Shtëpia e Shpresës, mbi Unesco dhe dialogun e kulturave, Botimet Korbi, Tiranë, 2005.

- François Mitterrand – Romantizmi i Pushtetit, Botimet «Dituria», 1996 ; ribotuar nga Botimet «Arbëria», , Tirana, 2005.

- Santa Quaranta, roman, mbi Isadora Duncan në Shqipëri. Botimet Argeta, Tiranë, 2005.

- Dino, udhëtari i Portës Sublime, Botimet Globus R, Tirana, 2007

- Në udhëkryqet e Kohës publiçistikë, vëll.I Globus R, 2007, vëll. II, 2009; vëll. III, Les Livres Rama, 2013; Vëll.IV Les livres Rama, 2019.

- Dozhët e purpurt Durazzo, Botimet Globus R, Tirana 2007.

- Camera obscura - l’Origine du Monde, roman, Botimet Globus R, Tirana, 2008.

- Kur bie shi ti thua: Kohë e bukur! Botimet Globus R., Tirana, 2008.

- Parisi letrar,  Botimet Gobus R, Tirana, 2008, ribotuar në Les Livres Rama, 201…….

- Pikëtakim me Jean Cocteau (ese, Botimet Gobus R, Tirana, 2008.

- Jean Moréas, poeti nga Morea, ese, Botimet Gobus R, Tirana, 2008.

- Dorëshkrimet e Purpurta, ese, Botimet Globus R., Tirana, 2009.

- Kalorësit e Stuhisë, ese historike, Botimet Globus R, 2010.

- Léon Rey… dhe gurët filluan të flasin, ese mbi arkeologun Léon Rey zbuluesin e Apollonisë, Botimet Globus R, 2010.

- Arthur Rimbaud - Rrugëtimi i mbramë ese, Botimet Globus R, 2010.

- Bujtës të Largët, mbi udhëtarët francezë nê Shqipëri gjatê shekullit XIX. Botimet…….. 2011.

- Pranvera dy hapa pranë, mbi Heroin e Popullit Ali Demi, Les Livres Rama, 2012.

- Tek Frankët mbi emigracionin shqiptar në Francë. Botimet Les Livres Rama, 2013.

- Shqipëria në luftën bizantino-normande, Botimet “Les Livres Rama”, Tiranë, 2013.

- Shqipëria e Auguste Dozon Botimet Les Livres Rama, Tirana, 2014

- Bonjour d’Albanie, mbi Luftën e Parë Botërore në Shqipëri, Botimet Les Livres Rama, 2014.

- Parisi letrar, ese, Botimet Les Livres Rama, Tirana, 2016.

- Territoret e shpirtit, poezi, «Les Livres Rama», Tiranë, 2016.

- Përballë tablosë, ese mbi pikturën, «Les Livres Rama», Tiranë, 2016.

- Vjeshta e Alberto Savianit, tregime, «Les Livres Rama», Tiranë, 2016.

- Më quajnë Ismail Qemali, Botimet Albas (ilustrimet Sulid Kasemi), Tiranë, 2016.

- Më quajnë Dora d’Istria, (On m’appelle Dora d’Istria), Botimet Albas (ilustrimet Entela Kasemi), Tiranë, 2016.

- Më quajnë Aleksandër Moisiu, (On m’appelle Aleksandër Moisiu), Botimet Albas (ilustrimet Semela Mero), Tiranë, 2016.

- Më quajnë Skënderbeu, (On m’appelle Scanderbeg), Botimet Albas (ilustrimet Entela Kasemi), Tiranë, 2016.

- Legjenda shqiptare, Botimet Albas (ilustrimet Ledia Kostandini), Tiranë, 2016.

- Vera, ky nektar i hyjnive dhe i njeriut, Botimet Les Livres Rama, Tiranë, 2017.

- Më quajnë Tefta Tashko, Botimet Albas (ilustrimet Entela Kasemi), Tiranë, 2017.

- Më quajnë Mbretëresha Teuta, Botimet Albas (ilustrimet Sulid Kasemi), Tiranë, 2017.

- Më quajnë Ibrahim Kodra, Botimet Albas (ilustrimet Entela Kasemi), Tiranë, 2017.

- Udhëtim në botën e pikturës shqiptare, Botimet Albas (ilustrimet Semela Mero), Tiranë, 2017.

- Shqipëria dhe shqiptarët në piktorët francezë të shekullit XIX, Les Livres Rama, Tiranë, 2018.

- Ofshama e gargujve, prozë poetike, Les Livres Rama, Tiranë, 2017.

- Epistolari i Zaratës, Botimet ELVE, Tiranë, 2017, botimi dytê, «Les Livres Rama», 2018,

- Burri që donte të vdiste, roman, Les Livres Rama, Tirana, 2018.

- Poezi dashurie në kohë të vonë, poezi, Les Livres Rama, Tiranë, 2018.

- Mbresa parisiane, publiçistikë, UET, Tiranë, 2018.

- Porto Palermo, poezi, Les Livres Rama, Tiranë, 2019.


Botime jashtë Shqipërisë:

- Le long chemin sous le tunnel du Platon, ese për artistin dhe pushtetin gjatë kohês totalitare. Éditions du Petit Véhicule, Nantes, 1999.

- Couvrez-moi avec un morceau de ciel, recueil poétique. Éditions du Petit Véhicule, Nantes, 2001.

- Pont entre deux Rives, essai sur les relations entre la France et l’Albanie. Éditions Société des Écrivains, Paris, 2005.

- Valdet-sous le poids de la croix, sur le peintre Valdet Hamidi, Ed. Digital Estampe, Rouen, 2011.

- L’Albanie à l’ombre des bombes, sur la Grade guerre en Albanie, éditions Les Livres Rama, 2014.

- Shqiptarët e Léon Gérôme (Les Albanais de Léon Gérôme) livre bilingue français-albanais, Luan Rama, «Les Livres Rama», Tiranë, 2016.

- Les territoires de l’âme, recueil de poèmes, Éditions «Le Petit véhicule», Nantes, France, 2017.

- Dozon, le consul qui aimait les contes albanais, Les Livres Rama, Tiranë, 2018.

- En Grèce, avec les arvanites, Les Livres Rama, Tirana, 2018.

- ΤΑ ΟΡΙΑ ΤΗΣ ΨΥΧΗΣ (Territoires de l’âme), ΕΚΔΟΣΕΙΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΗΣ, Athènes, traduit par Iliaz Bobaj, 2018.

- L’épistolaire de Zarata, traduit par Éloïse Le Petit, Éditions «Le Petit véhicule», Nantes, France, 2019.

- Zaratha’s Epistolary, Arcadia, Melbourne, Australie, 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]