Luarasi (universitet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi" është krijuar në bazë të ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, "Për shkollat jopublike në Republikën e Shqipërisë" dhe lejës së posaçme për hapjen e kësaj shkolle, të dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 611, date 11.09.2003.

Studimet universitare[redakto | redakto tekstin burimor]

Afati i studimeve në Fakultetin e Drejtësisë është 4 vjet dhe kushton 3500 EUR ne vit e ndare kjo ne dy keste 2000 EUR paguhen para se te filloje semestri i pare dhe 1500 EUR ne fillimin e semestrit te dyte.

Format e punës mësimore janë leksionet, seminaret, ushtrimet, punët laboratorike, praktikat profesionale, detyrat e kursit, kolokiumet, provimet e kursit dhe provimet e formimit. Mësimi zhvillohet në bazë kursi ose grupi.

Leksionet zhvillohen në bazë kursi deri në 40 studentë; seminaret në grupe jo më tepër se 20 studentë; punët laboratorike dhe praktikat profesionale në grupe më të vegjël.

Leksionet, seminaret, punët laboratorike dhe praktikat profesionale janë të detyrueshme për vazhdimin e shkollës.Studenti detyrohet të frekuentojë leksionet në masën 60 për qind të programit mësimor dhe seminaret 75 për qind për cdo lendë. Studenti që tejkalon këtë masë ose nuk ka shlyer detyrimet e seminareve nuk pranohet në kolokiumin dhe provimin e lendës përkatëse dhe detyrohet ta jape në sesionin e vjeshtës. Studenti që humbet pa arsye më tepër se 50 për qind të programit mësimor, brenda një viti akademik, përsërit vitin. Kolokiumet dhe provimet janë të detyrueshme për të gjithë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]