Luljeta Nuzi
Luljeta Nuzi është fituese e çmimit të nderit në vitin 2012
Kur Luljeta erdhi në Londër nga Shqipëria në vitin 1999 me familjen e saj që kërkonte strehim, ajo ishte e izoluar dhe e dëshpëruar për të mësuar gjuhën angleze. Një përzierje zemërimi dhe mirënjohjeje e motivonte atë të bënte punë vullnetare - zemërim, sepse ishte keqinformuar për mbështetjen që do të gjente dhe mirënjohje, sepse një projekt lokal e ndihmoi të ecte përpara me forcat e saj. "Gjithçka kam mësuar, e kam ndarë me komunitetin tim", thotë ajo dhe në vitin 2001 themeloi Programin "Shpresa". Sot organizata ka nëntë të punësuar, 52 vullnetarë aktivë, ofron shërbime në shtatë bashki dhe bën fushata në nivel kombëtar. Modeli i integrimit të Shpresë-s, të cilin Luljeta e ndan lirisht, shpesh duke mentoruar organizata të tjera të komunitetit, është të punojë në partneritet për t'i bërë shërbimet të aksesueshme dhe të krijojë të reja vetëm atëherë nëse askush tjetër nuk mund të ndihmojë.
Propozuesi i saj thotë për të: "Në zemër të Shpresës është një besim që komunitetet mund dhe e sjellin vetë ndryshimin. Shpresa, nën udhëheqjen e Luljetës, ka ushqyer një brez personash të rinj shqipfolës të angazhuar, qytetarë aktivë dhe me shumë arritje. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe hap një shteg për grupet e tjera të refugjatëve dhe të emigrantëve".[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2018. Marrë më 8 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)