Shkumbini
Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.
Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Shkumbin kolon neper krahinën e Mokrës ne rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri te rralle me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit ne krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende te tjera piktoreske që mund te vizitohen si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir te lashte, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre dege te lumit Shkumbin, etj. Me pas Lumi kalon neper rrethin e Librazhdit dhe bukuria e luginës nuk përfundon. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shume pranë qytetit te Elbasanit dhe me pas vazhdon ne Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet ne Detin Adriatik.
Lumi Shkumbin luan një rol te madh ne jetën e banoreve te luginës se tij.
Përgjatë lumit janë ngritur shume vendbanime qe i kanë përdorur burimet e lumit ne jetën e përditshme.
Mbi te janë ngritur vepra hidrike qe përdoren për ujitje ne bujqësi si p. sh. Kanali "Naum Panxhi" ne Elbasan qe përdoret për vaditjen e fushës mjaft pjellore te Cërrikut dhe se fundmi ne degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale te vegjël qe do te ndihmojnë nevojat për energji te Vendit.
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

