Jump to content

Mali i Buretos

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mali i Buretos (1763m) ka një gjatësi prej rreth 14–15 km dhe shtrihet nga Gryka e Suhës deri në kufirin shtetëror shqiptaro-grek. Ai është i përbërë kryesisht nga formime gëlqerore. Kurrizi i malit është i gjerë, gati i sheshtë dhe i mbushur me format dhe relievet karstike, sidomos me hinka, vrimat ujëthithëse, gropat, puset, etj. Përgjatë këtij shpati kalon një thyerje e theksuar tektonike, e cila ka kushtëzuar daljen e burimeve karakteristike, si dhe burimet minerale të Glinës, që ndodhen aty pranë. Veçanti janë dhe guvat e thella dhe peisazhet shkëmbore. Buzë Buretos shtrihet Libohova.