Marcus Antonius

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

MARTESA E MARK ANTONIT ME KLEOPATREN

Në vitin 42 p.K. Mark Antoni i kërkoi Kleopatrës të takohej me të në Tarsus, që ta pyeste mbi besnikërinë e saj. Kleopatra mbërriti aty dhe ia mori mendjen aq shumë Mark Antonit, sa ai vendosi ta kalonte dimrin e vitit 41 - 40 p.K. me të në Aleksandri. Për të mbrojtur dhe Cezarionin, ajo i kërkoi Mark Antonit të urdhëronte vrasjen e motrës së saj, Arisnoe, që jetonte në tempullin e Artemisës në Efesus. Ekzekutimi u krye në vitin 41 p.K. në shkallët e tempullit dhe kjo shkelje shenjtërie skandalizoi Romën. Më 25 dhjetor 40 p.K. Kleopatra solli në jetë dy binjakë me baba Mark Antonin, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II. Në vitin 37 p.K. Mark Antoni u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian edhe pse ai ishte i martuar në atë kohë me Oktavia Minor. Ai dhe Kleopatra patën dhe një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus. Në vitin 31 para Krishtit, gjenerali Oktavian shkatërroi forcat e kombinuara të Antonit dhe Kleopatrës në betejë. Pasi dëgjoi një lajm të rremë se, Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues. Antoni dhe Kleopatra Një prej femrave më të famshme në historinë e njerëzimit, Kleopatra VII, ishte faraonia e bukur dhe brilante e fundit e Egjiptit. Historia e dashurisë me gjeneralin romak, Mark Antoni, është cilësuar si një prej romancave më të mëdha të historisë së njerëzimit. Pavarësisht se historia e tyre e dashurisë skandalizoi shoqërinë romake, ata u martuan në vitin 36 para Krishtit. Por në vitin 31 para shkatërroi forcat e kombinuara të Antonit dhe Kleopatrës në betejë. Pasi dëgjoi një lajm të rremë se Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues.

Fëmijëve të saj që i kishte me Mark Antonin iu fal jeta, ndërsa Cezarionin e Cezarit, Oktavi, e vrau në vend dhe muajin Gusht e shpalli si ditë të fitores së tij ndaj armiqve të Romës, muaj që edhe në ditët e sotme njihet si i tillë në kalendarin Romak. Pas kësaj fitoreje të ulët edhe pse ai e quante të lavdishme, Oktavi u vetshpall Augustus Perandori i parë i Romës. Legjenda misterioze dhe e dhimbshme e Kleopatrës është riprodhuar disa herë dhe është shfaqur nëpër kinema, teatro e televizione në mbarë botën. Versionet e historisë së treguar në këto riprodhime kanë shumë ndryshime nga njëra-tjetra, por në thelb të gjithë e përshkruajnë si një mbretëreshë të drejtë dhe liberale, ndërkohë që Kleoptra nuk ka qenë aspak liberale dhe në pjesën më të madhe të sundimit të saj ka vendosur interesin e saj personal mbi atë të popullit. Një ndër filmat më të njohur që krijoi famë shumë të madhe në vitin 1963 ka qenë "Kleopatra" i regjizorit Xhozef L. Mankiewicz, film i cili zgjaste 184 minuta. Rolin kryesor, atë të Kleopatrës e luante me mjeshtëri dhe hijeshi të madhe Elizabet Tejlor, ndërsa rolin e Mark Antonit, Ricard Burton.