Jump to content

Masakra e Shahoviqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çetnikët therrin civilët e pafajshëm
Çetnikët

Masakra e Shahoviqit kundër sanxhalinjëve në Shahoviq është kryer më 9 dhe 10 nëntor 1924.[1] Në pjesën Malazeze të Sanxhakut të Pazarit të Ri ,në luginën e Vraneshit, të cilën e prenë lumi Lubovixha shtrihen vendbanimet Pavino Pole dhe Tomasheva.

Banorët e këtyre vendbanimeve nuk janë të lumtur. Këto vendbanime një kohë të gjatë i përcjellin disa ndodhi të pazakonta.[2] Banorët e fshatit Tomashevë ankohen se nuk mund të pushojnë të qetë gjatë natës. Ata sot dëgjojnë ezanin nga themelet e xhamisë së rrënuar, dhe se fëmijët të gjinisë mashkullore shpesh u lindin me të meta.[3]

Mallkimi që i përcjell banorët e Tomashevës është rezultat i dënimeve nga zoti, ose vrasja e ndërgjegjeje e cila përcillet gjeneratë pas gjenerate , nuk mund të thuhet, por sigurisht se ka lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në këto vise në nëntorin e largët të vitit 1924.

Se çka ka ndodhur në natën ndërmjet 09 dhe 10 nëntorit të vitit 1924 gjatë nuk është ditur asgjë. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Njerëzit që kanë ditë për këtë ngjarje nuk kanë pasur guxim të shkruajnë, të tjerët, ndërsa ata të cilët kanë pasur guxim e kanë pasur të pamundur të bëjnë diçka nga pushteti i atëhershëm. Dikujt i ka shkuar përshtati që kjo ngjarje të harrohet sa më shpejt, disa të tjerë kanë shkruar ashtu sikurse iu ka konvenuar atyre.

Shqiptarët dhe Myslimanët në vitin 1924 kanë përbërë gati gjysmën e popullsisë së Vraneshit, dhe për vetëm 24 orë janë dëbuar nga trojet e veta, duke e shpëtuar kokën në ikje nga malazezët. Kjo ngjarje jo e ndriçuar sa duhet , u jep mundësi historianëve të ndryshëm të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave.

Për krimin në Shahoviq të Sanxhakut që ndodhi në fillim të nëntorit të vitit 1924 pothuajse askush nuk ka guxuar të flas apo të shkruaj. Ky krim është fshehur aq shumë sa që edhe sot dihet pak për te. Milovan Gjilas ishte ndër të rrallët që ka shkruar në librin e tij “ Bezpravna Zemlja”. Aty ai përshkroi Gjenocidin në Shahoviq duke bërë me dije se ky krim, i përmasave të gjenocidit, nuk ka qenë një hakmarrje spontane, siç e ka përshkruar shtypi serb e malazez, por i planifikuar në detaje.[1] Malazezët duke publikuar shifrën vetëm 80 viktimave, në shkrimet e ndryshme japin edhe arsyet e sulmeve malazeze ndaj fqinjëve të tyre.

Numri i vërtetë i viktimave të kësaj masakre në Shahoviq nuk dihet, por dihet se është diku rreth 600-750 të vrarë. Në kapedanin e Shahoviqit para kësaj ngjarje kanë qenë të banuara 576 shtëpi me malazezë 1580 shtëpi me shqiptarë dhe boshnjak, ose 26.8% serb e malazezë dhe 73.2 % shqiptarë e boshnjak.Në Sarajevë, në vitin 1919 qëndroi gazetari francez i revistës Tempos, i cili është takuar me Reis-ul-Ulemanë Xhemaludin Çausheviqin. Gazeta në fjalë citon deklaratën e Reisit: Mijëra njerëz u vranë, gjashtë gra u dogjën, 270 fshatra u shkatërruan dhe u plaçkitën, ky është bilanci për ne myslimanët me rastin e krijimit të Jugosllavisë...[4][5]

Qeveria malazeze ka pranuar krimin e kryer në Shaoviq, dhe ka kërkuar falje viktimave dhe të dëmtuarëve.[6][7] Tash këtu nuk ka asnjë banorë tjetër përveç serb e malazezë. Ata që mbijetuan masakrën u shpërngulën në brendësi të Sanxhakut, Bosnjë ose në Turqi. Në pronat e tyre u vendosën ata të cilët ishin autorë të krimit, kështu që tash aty jetojnë pasardhësit e tyre.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b http://botasot.info/opinione/340188/ne-prag-te-90-vjetorit-te-vrasjeve-masive-ne-shahoviq-te-sanxhakut/
  2. ^ "U Vraneškoj dolini 1250 neženja", Revista “Vjesnik “ 25 janar 2005, Podgorica
  3. ^ Harun Crnovršanin dhe Nuro Sadiković "Sinovi Sandžaka" ,Frankfurt, 1996.
  4. ^ http://www.ekonomia-ks.com/ /Në prag të 90 vjetorit të vrasjeve masive në Shahoviq të Sanxhakut
  5. ^ http://www.bosnjaci.net/prilog.php?pid=39495
  6. ^ http://www.rtcg.me/vijesti/drustvo/73726/crna-gora-da-prizna-genocid-u-sahovicima.html
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 11 mars 2015. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]