Mitologjia hinduiste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hinduizmi është term i krijuar në shek XIX nga anglezët. India ka qenë koloni angleze. Në gjuhën persishte hindu d.m.th. banorë i brigjeve të Indisë. Hinduizmi është i bazuar mbi parimin e Samsarës. Samsaja është qark i pafund që nënkupton: lindjen, vdekjen dhe prapë lindjen në botën tjetër. Përmes kësaj arrihet Moksha, që është arsimimi apo ngadhënjimi mbi tolerancën.


Çka e karakterizon mitologjinë hinduistë?[redakto | redakto tekstin burimor]

Mitologjia hinduiste karakterizohet nga lufta e vazhdueshme mes hyjnive dhe demonëve. Mirëpo, një karakteristikë e përbashkët e tyre është se të atin e kanë të njëjtë, pra Prajapatin, ndërsa nënat i kanë të ndryshme: hyjnitë nënë e kanë Aditën, ndërsa demonët Ditën.


4 kastat kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

ky seksion duhet shtjelluar më tepër

Brahmanët janë kasta më e njohur, pastaj janë luftëtarët, tregtarët e shërbëtorët, ndërsa ekzistojnë përmbi 100 kasta, që janë të papastër dhe janë të destinuar të bëjnë punë të nën çmueshme të shoqërisë si: xhelati, djegësit e kufomave, etj.

Asuret janë demone titane, të cilët janë armiq të përbetuar të hyjnive. Si kundër peshë e tyre kanë qenë devet.

Simboli e hinduizmit[redakto | redakto tekstin burimor]

Simboli e hinduizmit është Omi i shenjtë (30) – ku 3 është simbol i treshes hyjnore, është trimulti i cili qeveris botën dhe 0 është simbol i qetësisë shpirtërore, pas gjetjes së hyjnive nga besimtarët.


Nga treshi hyjnor më i popullarizuari është hyu Vishni, sepse paraqitet në 10 avatarë. Avatarët janë trajta apo zbritje nga qielli në forma të ndryshme. Avataret e Vishnusë janë 10 e ato janë:

  • 1. Matsya – avatari i parë i Vishnus, ku Vishnu paraqitet në formë të peshkut, i cili e ka shpëtuar njerëzimin nga përmbytja.
  • 2. Kurma – Vishnu paraqitet në formë të breshkës, e cila e mban tokën mbi shpinën e saj. Në hinduizëm breshka paraqet: diellin, pra Kurma është hy i Diellit.
  • 3. Varaha - Vishnu në formë të derrit të egër, i cili e ka ngritur tokën nga uji dhe e ka shpëtuar nga përmbytja.
  • 4. Narasimba – këtu Vishnu paraqitet në trajtë gjysmë njeri dhe gjysmë luan, i cili e vret mbretin e demonëve dhe e shpëton njerëzimin.
  • 5. Vamana – Vishnu paraqitet si shkurtabiq ku e mposhtë demonin Bali. Këta të pestë: Matsya, Kurma, Varaha, Narasimba dhe Vamana paraqiten në forma zoomorfe, kurse pesë të tjerat paraqiten në formë antropomorfe e këto janë:
  • 6. Parashurama – Vishnu paraqitet si prift, i cili e mposhtë kastën e luftëtarëve dhe prej asaj kohe e deri në Mesjetë, kasta e Brahmanëve ishte kasta më e fortë.
  • 7. Rama – personazh kryesor i Ramajanës. Rama ishte princ i cili e vret demonin Ravan, i cili ia kishte rrëmbyer gruan.
  • 8. Krishna – është krye personazh i Mabharatës. Krishna e ndihmon njerëzimin dhe e vrasin demonët me një shigjetë në thembër.
  • 9. Buddha – ishte avatari më i rëndësishëm. Njeri i arsimuar, i ngritur, i cili e ka kuptuar të vërtetën. Ky ka qenë mbret i cili është shndërruar në mit. Emri i tij ishte Siddharta Gauthama. Është avatari i 9-të i Vishnus.
  • 10. Ndërsa avatari i 10-të është Kalki, por që nuk ka ndodhur ende por pritet të ndodh. Kalki është kalorësi me kali të bardhë apo edhe vetëm kali i bardhë. Pas shkatërrimit të botës nga Shiva, ky e ka për detyrë ta ringjallë apo ta krijojë atë.

Thuhet se hinduizmi ka më shumë hyjni se sa besimtarë e ato janë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Lakshmi – hyjneshë e fatit.
  • Indra – hy i stuhive, mbret i hyjnive. Më vonë në vend të tij vjen Krishna.
  • Rudra – hy i lashtë, i cili bën pjesë në çiftin e parë hyjnor me Indrën.
  • Agni – hy i zjarrit.
  • Yama – i biri i diellit, hy i nëntokës, është njeriu i parë që ka vdekur dhe është shndërruar në sundues të të vdekurve – nëntokës.
  • Varyna - hy i ujërave.
  • Surya - hy i diellit, më vonë identifikohet me Vishnun.
  • Hanuma – hy në formë të majmunit.
  • Ganeshi – hy me kokë elefanti, ishte një nga bijtë e Shivës. Në një luftë me Lakshmin, Lakshmi ia pret kokën. Shiva i premton se do t’ia vë kokën e krijesës së parë që e shohin dhe krijesa e parë që e shohin ishte elefanti. Ky është hyjni gjysmë zoomorf.
  • Skandi – hy i luftës me 6 koka e 12 duar.
  • Kali – një nga gratë e Shivës, është hyjneshë negative dhe shkatërruese.
  • Radha – princeshë e hyjnizuar, dashnore e Krishnës.
  • Prajapati – është krijuesi i kozmosit, baba i hyjnive demonëve, njerëzve dhe të gjitha krijesave, më vonë i njohur si Brahma.
  • Us’has – bija e Brahmës, më të cilën Brahma bëri incest dhe krijoi gjallesat.
  • Kama – hy i epsheve (kënaqësive të lejuara).