Myrteza Kadzadei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Myrteza kadzadei)

Myrteza Kadzadei është një figurë e njohur e arsimit kombëtar shqiptar dhe studiues i leksikut të shqipes. Myrtezai i përket një brezi që punoi dhe luftoi për të përballur sfidat e kohës dhe nuk kurseu asgjë përpara çështjeve që lidheshin me arsimin, kulturën dhe luftën për mbrojtjen e vlerave atdhetare.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai lindi në vitin 1921 në qytetin e Elbasanit, në qytetin e vendin e Kristoforidhit, Xhuvanit, Cipos e Domit. Ai u rrit me dashurinë për gjithçka të bukur të qytetit, i cila nuk do t'i fshihej kurrë nga kujtimet e fëmijërisë e deri në formimin e tij prej intelektuali. Studiuesi, mësuesi, pedagogu, i vlerësuar jo vetëm për profesionalizmin, përkushtimin në fushën e leksikologjisë, por edhe për personalitetin dhe karakterin e tij të shtruar dhe dashamirës. Si misionar i cështjes kombëtare për gjuhën shqipe, Myrtezai iu përgjigj thirrjes të ministrit të arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqit për të dhënë mësim në trevat e Shqipërisë: Çamëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Myrtezai dallohej edhe si familjar në detyrën për edukimin e fëmijëve, zot shtëpie, mikpritës, shumë bujar dhe i respektueshëm, fjalapakës dhe buzagas.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka punuar në Sektorin e Leksikologjisë dhe të Leksikografisëkencorë dhe ka marrë pjesë në hartimin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1980. [1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shopi, Meli (2019). Punëtorë të shquar të albanologjisë (bot. 1st). Elbasan: Shpresa Print. fq. 163, 167. ISBN 978-9928-4559-9-4.