Ndrek Gjini
Ndrek Gjini lindi më 1 tetor të vitit 1963 në fshatin Breg të Pukës, është shkrimtar dhe gazetar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në fshatin e Breg të Pukës më 1 tetor të vitit 1963. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Fushë-Arrëzit. Mbaroi studimet e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Dega Gjuhë-Letërsi. Punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme Iballë, Pukë, Gazetar-redaktor në gazetën "Përpjekja", Pukë, Redaktor e më pas kryeredaktor në gazetën "Kombi" Tiranë", Gazetar në Agjencinë Telegrafike , Gazetar në gazetën "Rilindja Demokratike". Ishte Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme dhe e pastaj u kthye sërish në gazetën "Rilindja Demokratike", ku punoi deri me 2001. Më pas emigroi në Irlandë, ku studioi Heritage. Kreu kursin me kohë të plote në këtë degë ku arriti BA dhe më pas edhe MA në këtë degë, si dhe MA ne Letersi ne National University of Ireland, Galway.
Ka botuar poezi, publicistikë dhe ese si në Shqipëri ashtu dhe në Irlandë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Per me se nje vit ka qene Arts Office Assistant prane Drejtorise se Artit dhe Kultures ne Bashkine e Qytetit Galway. Aktualisht punon Programme Coordinator prane Drejtorise Arsimore te ketij qyteti.
Botime: "Prijesit e Rebelimit" (Publicistike), 2001. "Rivrasja e Azem Hajdarit" (Publicistike), 2002. "The Death of Night" (Selected Poems), 2011. "Shtepia e mallkuar" (Drame me dy akte), 2011, Historia Reale e Shqiperise,(Publicistike) 2012. "(SH)KRIME NE HISTORI -Publicistike- 2019 dhe "The Invention of Shoes" - Poezi -Galway Academic Press - 2020.