Jump to content

Niko Faberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Niko Faber ishte shkrimtar, ekpsert i Bujqësisë dhe ish deputet i lindur në Korçë2 Mars 1940 dhe vdiq më 24 maj 2020. Studimet e mesme i përfundoi në gjimnazin "Raqi Qirinxhi" në vendlindje dhe u diplomua në Universiteti Bujqësor i Tiranës në Kamëz në Fakultetin e Veterinarisë me vlerësime maksimale. Në vitin 1985 mori titullin "Doktor i Shkencave"

Jeta profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1962 - 1991 Pasi u diplomua punoi fillimisht si specialist blegtorie në ekonomi të ndryshme të rrethit të Korçës, drejtoi për një kohë të gjatë Shërbimin Veterinar të Rrethit, ndërsa së fundmi drejtoi si Përgjegjës i Seksionit të Bujqësisë të Rrethit të Korçës si një prej rajoneve me potencialin më të madh bujqësor të Shqipërisë
  • 29 qershor 1997 - Zgjidhet deputet duke fituar një mandat të dytë në zgjedhjet kuvendore 2001 -2005.
  • Është autor i një serie shkrimesh e studimesh në media të ndryshme dhe botimesh profesionale dhe në politikat ekonomike
  • 2007 - Prezantohet para publikut me librin "10 vjet në Politikë" me natyrë publicistike
  • 2010 - Boton librin e dytë "Skica dhe Tregime"

bksh.al