Otto of Greece

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Otto, Princi i Bavarisë, pasaj Othon, Mbreti i Greqisë (1 Qershor 1815 - 26 Korrik 1867) u shpall mbreti i parë modern i Greqisë në vitin 1832 nën Konventën e Londrës dhe Greqia u bë një mbretëri e re e pavarur nën mbrojtën e Fuqive te Mëdha (Mbretëria e bashkuar, Franca dhe Perandoria Ruse).

Djali i dytë i mbreti Ludvig te Bavarisë, Otto hipi ne fronin e sapo krijuar te Greqisë kur ishte akoma në moshë minorene. Qeveria e tij ne fillim drejtohej nga një këshille me 3 persona. Kur arriti moshën madhore Otto hoqi këshillin dhe sundoi si një monark absolut. Përfundimisht kërkesat e tij për të aprovuar një Kushtetutë çuan në një kryengritje të armatosur, por të qetë, Otto miratoi Kushtetutën në 1843.

Përgjatë sundimit të tij Otto u përball me sfida ne lidhje me dobësinë ekonomike të Greqisë dhe rolin e qeverisë ne punët e Kishës. Politika e Greqisë në këtë epoke bazohej në marrëdhëniet që kishte ajo me Fuqitë e Mëdha, dhe aftësia e Ottos për të ruajtur mbështetjen e fuqive ishte çelësi i qëndrimit të tij në pushtet. Për të qëndruar i fortë Ottos i duhej te luante interesin e Fuqive të mëdha. Kur ne vitin 1850 dhe 1853 Britania i bëri bllokade detare Greqisë për ta ndaluar që të sulmojë Perandorinë Ottomane gjate luftës Krimeane Otto vuajti qëndrimin e tij ne Greqi. Pati përpjekje për të vrarë mbretëreshën dhe si përfundim Otto-ja u rrëzua nga pushteti gjatë kohës qe ishte në fshat. Vdiq në mërgim në vitin 1867 ne Bavari.

Kur Otto u shpall mbret ai u premtoi Fuqive të mëdha se nuk do ndërmerrte veprime armiqësore ndaj Perandorisë Otomane dhe gjithashtu këmbëngulën që titulli i tij të ishte “Mbret i Greqisë” dhe jo “Mbret i Grekëve” sepse kjo e fundit do të përfshinte dhe miliona grekë që ishin ende nën sundimin turk. Akoma pa mbushur mirë moshën 18 vjeçare princi i ri erdhi ne Greqi së bashku me 3.500 ushtarë dhe 3 këshilltarë nga Bavaria. Ai u përshtat menjëherë ne këtë shtet duke veshur kostumin kombëtar grek dhe duke e helenizuar emrin e tij në “Othon”.

Sundimi i Ottos zakonisht ndahet në tre periudha :

  • Vitet e Regjimit : 1832-1835
  • Vitet e Monarkisë Absolute : 1835-1843
  • Vitet e Monarkisë Kushtetuese :1843-1862

Këshilltarët Bavarezë ishin te organizuar në një këshill te drejtuar nga Konti Josef Ludëig von Armansperg i cili kur kishte arritur te rimëkëmbte ekonominë Bavareze kur ishte ministër i financave. Von Armansperg ishte presidenti i Këshillit Privy dhe përfaqësuesi i parë (Kryeministër) i qeverisë së re Greke. Pjesëtarët e tjerë të këshillit ishin Karl von Abel dhe Georg Ludwig von Maurer me të cilin von Armansperg kishte shpesh përplasje. Pasi mbreti arriti moshën madhore ne vitin 1835 von Armansperg u emërua si Sekretar.

Mbretëria e Bashkuar dhe Banka Rothschild te cilat i jepnin hua Greqise këmbëngulën për rreptësi financiare nga ana e Armansperg. Se shpejti greket nisën të paguanin më shume taksa sesa në zgjedhën turke, ata kishin ndërruar një tirani të urryer Otomane, te cilën e kuptonin, me një qeveri burokratike te cilën e përçmonin. Otto duke qenë një Katolik Roman shihej si heretik nga shumica e Grekëve. Heronj dhe drejtues të Revolucionit Grek si Gjenerali Theodoros Kolokotronis dhe Yiannis Makriyiannis te cilin kundërshtoni sundimin Bavarez u akuzuan për tradhti, u futën ne burg dhe u dënuan me vdekje. Sidoqoftë ata u falën më pas nën presionin e popullit, ndërsa gjykatësit grekë të cilët i bënë ballë presionit bavarez refuzuan të firmosnin dënimet me vdekje duke u përshëndetur kshu si heronj. Sundimi i Ottos dallohet edhe për një arsye tjetër : Ai e lëvizi kryeqytetin nga Nafplion ne Greqi. Detyra e tij e parë si mbret ishte të bënte një studim te detajuar arkeologjik dhe tipografik të Athinës. Ai caktoi Gustav Eduard Schaubert dhe Stamatios Kleanthis për ta përmbushur këtë detyrë. Në atë kohë Greqia kishte një popullsi prej 4.000-5.000 personash, te vendosur kryesisht ne zonën që sot njihet si Plaka ne Athine. Athina u zgjodh si kryeqyteti i Greqisë për arsye kulturore dhe sentimentale, jo sepse ishte një qytet i madh. Një qytet modern u krijua dhe u ngritën ndërtesa publike. Trashëgimitë më të mira të kësaj kohe janë Universiteti i Athinës (1837), Universiteti Politeknik i Athinës(1837), Kopshtet Kombëtare të Athinës(1840), Biblioteka Kombëtare e Greqisë(1842), Pallati i Vjetër Mbretëror (tani parlamenti, 1843), Ndërtesa e vjetër Parlamentare (1858). U ndërtuan shkolla dhe spitalet në të gjitha territoret nën sundimin grek, por ndjenjat negative të popullit e neglizhuan këtë anë të qeverisjes së tij.

Në 1836-37 Otto vizitoi Gjermaninë dhe u martua me bukuroshen të talentuar 17 vjeçare, Duchess Amalia of Oldenburg (21 Dhjetor 1818 - 20 Maj 1875). Martesa nuk u zhvillua ne Greqi por në Oldenburg ne 22 Nëntor 1836 ; nga martesa nuk dolën trashëgimtarë dhe mbretëresha u bë jopopullore duke ndërhyrë ne qeveri. Përveç kësaj ajo qëndroi protestante. Otto nuk ishte besnik ndaj gruas së tij dhe kishte një lidhje me Jane Digby, një grua famëkeqe te cilën i ati i tij e kishte pasur më parë si dashnore.

Ndërkohë Armansperg u shkarkua nga detyrat e tij nga Mbreti Otto sepse ai e sfidonte haptazi autoritetin e mbretit. Sidoqoftë, pavarësisht nga shpresat e grekëve, bavarezi Rundhart u caktua si kryeministër dhe miratimi i Kushtetutës u shty për më vonë. Përpjekja e Ottos për të bërë për vete grekët duke zgjeruar kufijtë e mbretërisë së tij, për shembull blerja e sugjeruar e Kretës në 1841 dështoi në objektivin e tyre dhe vetëm arriti ta ngatërroj atë me Fuqitë e Mëdha.

Gjatë qeverisjes së tij Mbreti Otto e gjeti veten përballë një sër problemesh periodike si : mosmbështetja nga populli grek, pasiguria financiare dhe problemet me kishën. Partitë greke ne kohen Othoniane ishin te bazuara ne dy faktorë : aktivitet politike të përfaqësuesve diplomatikë te Fuqive të mëdha dhe përshtatja e figurave politike greke me këto diplomat. Pasiguria ekonomike e Monarkisë Othoniane ishte si rezultat i :

1. Varfërisë së Greqisë,
2. Përqendrimi i tokës ne duart e një numri të vogël njerëzish të pasur si Mavromichalis,
3. Premtimi i një huaje prej 60.000.000 Frangash nga Fuqitë e Mëdha, e cila i mbante këto kombe të përfshira në punët e brendshme te Greqisë dhe mbreti që përpiqej të kënaqte fuqitë për të siguruar rrjedhjen e fondeve.

Makinacionet politike të Fuqive të Mëdha ishin personifikuar me tre te dërguar në Athinë : Francezi Theobald Piscatory, Rusi Gabriel Catacazy dhe Anglezo Edmund Lyons. Ata informonin vendet e tyre mbi aktivitetet e grekëve duke i shërbyer njëkohësisht si këshilltarë partive aleate greke.

Otto ndoqi politika si : balancimi i fuqisë midis të gjitha partive dhe ndarja e zyrave midis partive, duke u përpjekur të zvogëlojë fuqinë e partive ndërkohë që përpiqej te krijonte një parti pro-Othon. Otto e gjeti veten përballë një numër çështjesh të padiskutueshme kishtare : 1) Monasticism 2) Autocefalia 3) Mbreti si drejtuesi i kishës 4) Tolerimi i kishave të tjera.

Këshilltarët e tij, Armansperg dhe Rundhart përdorën një politikë shtypëse ndaj manastireve. Kjo i shkaktoi shumë pakënaqësi hierarkisë së kishës. Sipas traditës qe zë fill që nga epoka Bizantine mbreti quhej prej Kishës si pjesë e drejtuesve të saj. Mbreti Otto nuk pëlqehej nga Kisha Ortodokse dhe populli prej faktit se ai ishte Katolik Roman. Toleranca ndaj feve të tjera gjeti mbështetje në disa Parti Angleze dhe të tjerë të edukuar në Perëndim duke e quajtur këtë si simbol të progresit të Greqisë drejt të qenit një shtet liberal Evropian. Në fund pushteti mbi Kishën dhe edukimin iu la në dorë Rusisë, ndërsa mbreti mbajti të drejtën e vetos mbi zgjedhjen e peshkopëve. Kjo u bë për balancë dhe për të shmangur diskreditimin e Greqisë ne sytë e Evropës Perëndimore si një shoqëri të prapambetur dhe intolerante nga ana fetare. Komunitete katolike ishin krijuar ne Greqi që në shekullin e 13. Gjithashtu ekzistonin edhe komunitete çifute te formuara nga njerëz të ardhur nga Përjashtimi i çifutëve nga Spanja, kishte edhe të tjerë që jetonin aty që nga koha e Apostullit Paul. Familjet myslimane vazhdonin ende të jetonin në Greqi gjate sundimit të Ottos sepse armiqësia ishte kryesisht ndaj shtetit Otoman dhe mekanizmave të tij depresive, jo kundër njerëzve myslimanë.

Edhe pse Mbreti Otto u përpoq të funksiononte si një monark absolute, dhe si ka shkruajtur Thomas Fallant : ai "nuk ishte mjaftueshëm i pamëshirshëm sa për tu pasur frikë, as i mëshirshëm sa për tu dashur, as kompetent i mjaftueshme për tu respektuar. Ne vitin 1843 pakënaqësia popullore kishte arritur përmasat e një krize dhe kishte kërkesa për një Kushtetutë. Si fillim Otto refuzoi të miratonte një Kushtetute, por sapo trupa ushtarake gjermane u tërhoqën nga mbretëria një revolt popullore nisi. Në 3 Shtator 1843, këmbësoria e drejtuar nga Kolonel Dimitris Kallergis dhe kapiteni i respektuar revolucionar dhe ish presidenti i Këshillit te Qytetit të Athinës Gjenerali Yiannis Makriyiannis u mblodh në sheshin përballë Pallatit të Athinës. Përfundimisht dhe popullsia e kryeqytetit iu bashkëngjit rebelionit i cili refuzonte të largohej pa miratimin e Kushtetutës. U kërkua që në Këshill të kishte përfaqësi greke, te formohej një Asamble Kombëtare dhe që mbreti Otto të falënderonte personalisht drejtuesit e kryengritjes. Tani që trupat ushtarake gjermane ishin larguar mbreti Otto ishte i detyruar të pranonte kërkesat e turmës. Sheshi ku u mblodhën mori emrin Sheshi I kushtetës për të kujtuar ngjarjen e Shtator 1843. Prestigji i mbretit i cili bazohej kryesisht mbi mbështetjen e Fuqive të mëdha, por sidomos te Britanisë, vuajti në incidentin e Pacificos (1850) kur u dërgua një flotë detare me anije lufte për të bllokua portin e Pireut si dënim ndaj një padrejtësie që i ishte bërë një subjekti britanik. Ideja e Madhe, ëndrra për bashkimin e të gjithë popullsisë greke e perandorisë Otomane, në këtë mënyrë duke rivendosur Perandorinë Bizantine nën urdhrin e Krishterë. Kjo e bëri të mendonte që të hynte ne luftën Crimean përkrah Rusisë kundër Turqisë dhe aleatëve te saj francezë dhe britanikë. Kjo ndërmarrje rezultoi e pasuksesshme dhe çoi ne një ndërhyrje tjetër të dy Fuqive të Mëdha dhe ne një bllokadë të dytë të Portit të Pireut : duke e detyruar kshu Greqinë të ishte neutrale. Në vitin 1861 një student i quajtur Aristeidis Dosios u përpoq të vriste Mbretëreshën Amalia.

Otto adoptoi një djalë të quajtur Manoli Tangas cili vinte nga Sarakatsani. Djali u soll ne Athinë dhe vazhdoi të qëndronte aty edhe pas migrimit të Ottos ne vitin 1862. Pasardhësit e Manolit vazhdojnë të jetojnë në Athinë edhe sot. Duke qënë se Mbreti Otto nuk kishte pasardhës të ligjshëm ai zgjodhi vëllain e tij si Princin e Kurorës së Greqisë. Pas vdekjes së tij mendohej që fronin do e merrte Princi Adalbert por ai kaloi tek vëllai më i madh Princi Luitpold, i cili hipi me fronin grek në vitin 1867. Pas vdekjes së Luitpold-it duke qenë se Mbreti Ludwig III hoqi dorë nga e drejta e fronit të Greqisë ne krye erdhi djali i tij i dytë Princi Leopold.

Gjatë një vizite në Peloponez në vitin 1862 një grusht i ri shteti nisi dhe kësaj here u formua një qeveri provizore dhe u thërrit Konventa kombëtare. Ambasadorët e Fuqive të Mëdha I kërkuan Mbretit Otto të mos bënte rezistencë, mbreti dhe mbretëresha u strehuan në një lugtëanije angleze dhe u kthyen në Bavari në të njëjtën mënyrë që kishin ardhur në Greqi. Ai vdiq në pallatin e ish kryepeshkopëve ne Bamberg, Gjermani, dhe u varros ne kishën Theatiner në Mynih. Gjatë daljes së tij në pension ai vazhdonte të mbante një uniform tradicionale. Gjatë revoltës në Kretë kundër Perandorisë Otomane në vitin 1866 Otto dhuroi pjesën më të madhe të pasurisë së tij për të mbështetur revoltën duke e furnizuar me armë. Gjithashtu ky dhurim u mbajt e fshehtë deri në vdekjen e tij për të shmangur problem politike me mbretin e ri George I. Zakonisht pranohet nga historianët që edhe pse Otto dështoi ai e donte shumë Greqinë si atdheun tij të ri. Dështimi i tij ishte kryesisht pasojë e intrigave të vazhdueshme midis tre Fuqive të Mëdha. Para vdekjes së tij Otto kërkoi që të varrosej me uniformën e tij tradicionale Greke.