Pallati i Brigadave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pallati i Brigadave, Tiranë.JPG

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.