Parafjalë

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :

  • Punoj me lopatë.
  • E njoha nga zëri.
  • U rreshtuan për tre.
  • Ka ardhur një ftesë për ty.
  • Beni është i dashur me të gjithë.
  • E njohin për mirë.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :

- të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:

Parafjalë të rasës emërore
Parafjalë të rasës gjinore
Parafjalë të rasës kallëzore
Parafjalë të rasës rrjedhore

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Parafjalë të rasës emërore

= nga, te (tek)
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

[redakto] Parafjalë të rasës gjinore

= me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

[redakto] Parafjalë të rasës kallëzore

= në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.

[redakto] Parafjalë të rasës rrjedhore

= prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.