Pulsi i zemrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pulsi i zemres)
Shko te: navigacion, kërko


Pulsi paraqet shprehjen e punës se zemrës në arteriet periferike që kane baze te forte dhe janë sipërfaqësore.

Palpohen në arteria radialis, arteria brachialis, arteria carotis comunis, arteria temporalis superficialis, arteria femoralis dhe arteria dorezalis pedis. Gjate palpimit ndjeken këto parametra siç janë frekuenca, ritmi, shpejtësia dhe fortësia. Frekuenca paraqet rrahjet e zemrës në minut. Në baze te frekuencës kemi ndarje te pulsit edhe atë ekuardik (normal l60-800), takikardi (i shpejtuar mbi 80), brachicardi (i ngadalësuar nen 60). Tek fëmijët pulsi ka vlera tjera i posalinduri 120-160 rrahjene min, 1 vjeçar 80-120 rrahje, 2 vjeçar 80-130 rrahje dhe pas 3 vjet 70-115 rrahje.

Ritmi-nëse intervali në mes dy pulsacioneve është i rregullt atëherë flasim për puls regullor ndërsa nëse intervalet nuk janë te njëjta atëherë behet fjale për puls irregullor ose aritmik.

Matja e pulsit behet në mënyre te relaksimit absolut te pacientit me se miri behet para se te çohet nga krevati, nëse pacienti bën matjen e pulsit brenda ditës atëherë duhet para matjes te pushoje rreth 15 min. Me se shpeshti matja e pulsit behet te arteria radialis sepse është me e përshtatshme për pulpim.