Qerim Haxhiu
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Qerim Haxhiu (Lushnje, 7 shkurt 1920 - Kairo, 1 Janar 2003) ka qenë futbollist, poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Lushnje më 7 shkurt 1920, i biri i Bajram Haxhiu dhe i vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesme e kreu në Medresenë e Tiranës, ku u diplomua më 1 korrik 1938.
Qerimi në vitet '30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit. Më 1939 Qerimi vazhdoi studimet e larta në universitetin “Al-Azhar” në Kairo por krahas studimeve, fëmijëve shqiptarë të Kairos u mësonte shqipen. Gjashtë muaj pas ikjes së tij, Shqipëria u pushtua nga Italia, që i pamundësoi Qerimit kthimin në atdhe deri pas njëzetenëntë viteve.
Në 9 korrik 1941 shkroi poezinë “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare në Kairo të Egjiptit. Vite më pas i dërgoi organizatës panshqiptare Vatra një material për shqiptarët e Egjiptit.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Qerim Haxhiu".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]