Jump to content

Jericho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rok grupi jericho)

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit te Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë, i cili flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, ku, shpesh përdoret edhe në poemat epike shqiptare. Të gjitha këngët e Jerichos, trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit. Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ndërtoj një publik rreth vetes është ''Don’t f*** with Albanians''. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ky grup, publikoi këngën ''nëntor i ftohtë''. Një “nëntor i ftohtë” kur populli po festonte një shekull si shtet i pavarur. Ky titull “i ftohtë”, sipas vokalistit Petrit Çarkaxhiu, ishte si pasojë e mosinformimit dhe injorancës së popullit për këtë datë të rëndësishme, mirëpo edhe për gjendjen e atëhershme në të cilën gjendej populli shqiptar. Kjo këngë është e ndarë në tri pjesë, ku pikërisht pjesa e parë flet për 28 nëntorin e 1912-ës, ku, sipas Petritit ishte viti më i vështirë i popullit shqiptar, sidomos për ata të cilët u ndanë me forcë nga Shqipëria.

Përveç këngëve të lart përmendura, grupi “Jericho” njihet edhe për shumë këngë të tjera si: ''Zgjohu'', ''Tomlin e nonës'', ''Kur do t’pushojë kjo kangë'', ''Albanian Rhapsody'' e shumë të tjera. Tani anëtarët e grupit janë në përgatitje të albumit më të ri të tyre.

Pjesëtarët e këtij rock grupi janë:

  • Petrit Çarkaxhiu - Vocal & Rhythm Guitar
  • Leonard Canhasi - Solo Guitar
  • Suad Jamini - Bass Guitar
  • Visar Rexha - Drums

Festivalet dhe koncertet në të cilat mori pjesë grupi Jericho:

  • Montreux/Suisse (Montreux Jazz Festival 2012)
  • Bruxelles/Belgium (Balkan Trafik Festival 2013)
  • Bratislava/Slovakia (majalsky Festival 2013)
  • Istanbul/Turkey ( Mimar Sinan Güzel Sanat Festival 2011)
  • Bogota/Columbia  (Bogota International Theater Festival 2012)
  • Ljubljana/Slovenia (Int. Theater Festival - Kino Shishka 2012)
  • London/UK (BBC Radio Concert - Tutus Bar 2002)
  • Zürich/Suisse (Jericho Concert - Labor Bar 2011)
  • Tirana/ Albania (Bunker Fest & Tirana Express 2012)
  • Prishtina/Kosova (Festivali Yt 2012; Freedom Fest 2010; "1 October" Arena - Jericho Concert 2011)
  • Skopje/Macedonia ("Boris Trajkovskii" Arena - 2012)

Çmimet e fituara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Erasmus EuroMedia Awards 2013/Medal of Excellence
  • "Between Two Civilizations" - Vienna/Austria
  • "Magdalena" Awards 2008 - Maribor/Slovenia
  • Main Magdalena Award - "Tomlin e Nones"
  • Best Video - "Tomlin e Nones"
  • Radio BBC/ Albanian Section Contest 2002
  • Best Live Band - Live Performance - London/UK
  • Live Recording at Studio 7/ BBC Radio Bush House
  • "Top Fest 2007" - Best Video
  • "Tomlin e Nones" - Tirana/Albania
  • "Hit song of the Week" - Radio "Študent"
  • "Destiny" - Ljubljana/Slovenia 1999

Këngët më të njohura të grupit janë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shkaba
  • Kanga jonë
  • Tomlin e nonës
  • Albanian Rhapsody
  • Nëntor i ftohtë
  • Kur do t'pushojë kjo kangë
  • Zgjohu
  • Fundi