Romani Ëndrra në vilën e kuqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në mesin e shekullit të 18-të, kur ishte koha e begatimit dhe e lulëzimit të perandorit të dinastisë Qing, Qian Long, në tribunën letrare të Kinës doli një roman, që parashikoi në mënyrë të ndjejshme ardhjen së shpejti të fundit të dinastisë feudale dhe paradrejtoi homazhin për vdekjen e saj, ky roman ishte pikërisht “Ëndrra në vilën e kuqe” të autorit Cao Xueqin.

Romani: “Ëndrra në vilën e kuqe” (kinezçe: 红楼梦) është një gur monumental ndër romanet klasike kineze. Krijimi nga Cao Xueqin i këtij romani kishte lidhje të ngushtë jo vetëm me talentin e studimet e thella të autorit, por, më e rëndësishme, edhe me historinë e jetës së familjes së tij që kishte rënë nga familja shumë e pasur e aristokratit në një familje me mjedis e kushte shumë të varfra ekonomike. Gjyshi i Cao Xueqinit kishte qenë një funksionar i lartë, thellësisht i besuar nga perandori Kang Xi, fëmijërinë Cao Xueqin e kaloi në një familje jashtëzakonisht të pasur, por më vonë ndodhën ndryshime kolosale në familjen Cao, gjyshi i tij u shkarkua nga funksioni dhe e gjithë familja u kontrollua, u shpërngul nga jugu në veri, në Pekin. Cao Xueqini i ri shijoi ngrohtësinë dhe ftohtësinë e botës njerëzore. Në kohën e moshuar, Cao Xueqin jetoi i vetëm në periferinë e Pekinit dhe në kushte shumë të vështira ai krijoi 80 kapituj të romanit: “Ëndrra në vilën e kuqe”, pa e mbaruar këtë roman ra i sëmurë në shtrat derisa vdiq.

Romani: “Ëndrra në vilën e kuqe” ka një emër tjetër: “Shënime mbi gurë”. Në kohën e papërfundimit të këtij romani, kur ishte i gjallë Cao Xueqin, skicat e romanit kishin filluar të përhapeshin. Pas vdekjes së tij, një letrar që quhej Gao Ë, duke ndjekur mendimet e autorit, vazhdimësoi duke krijuar edhe 40 kapituj të fundit dhe realizoi këtë roman: “Ëndrra në vilën e kuqe.”

Romani ishte një roman me karakter enciklopedik, në të cilin kishte përfshirë pothuajse të gjitha shtresat shoqërore të Kinës së atëhershme, si personazhe nga të afërm të perandorit, aristokratë e burokratë e deri tek shërbëtorët e shërbëtoret, murgët e murgeshat, tregtarë e fshatarë, si sferat e përashkrimeve nga ceremonitete festive të shoqërisë së lartë deri në aktivitete të zakonshme festive, të varrimit, kontakte, deri në punë të punonjësve të thjeshtë, mbjellje të luleve e drurëve, mjekim, astrologji, shfaqje, rapsodi etj.etj. Mund të themi se ky roman kishte përfshirë të gjitha aspektet e anët e jetës së shoqërisë së dinastisë Qing.

Në demonstrimin e gjithanshëm të këtij romani, prizmi i Cao Xueqinit nga kushurinjtë e shumtë të perandorit u përqëndrua në katër familje të mëdha: Jia, Shi, Vang dhe Xue dhe pastaj u përqëndrua në familjen Jia dhe më tej në Oborrin Daguan si qëndër të aktiviteteve të personave të shumtë. Nëpërmjet lidhjeve me jashtë të kësaj shoqërie të vogël në oborrin Daguan me më shumë femra, sidomos me femra të reja si kryesore, autori Cao Xueqin pasqyroi botën e jashtme të madhe dhe procesin e rënies së familjes Jia që kishte rëndësi simbolike.

Skulpturimi i figurave të romanit: “Ëndrra në vilën e kuqe” ishte shumë i sukseshëm. Numri i personazheve në këtë roman i kaloi të 700-ët, ndër to personazhet kryesorë ishin mbi 100. Autori ishte në gjendje të përshkruante me saktësi gjendjen psikologjike dhe botën shpirtërore delikate, të ndërlikuar dhe të paqëndrueshme të femrave, sidomos të femrave të reja. Me simpatinë e tij të madhe ai zbuloi shpresat e tyre për jetën, veçanërisht dëshirat e tyre për dashuri, duke pasqyruar jo vetëm natyrën e pasur dhe të thellë të njeriut, por edhe ndikimet e kufizimet e mjedisit dhe shoqërisë ndaj tyre, kështu që ai i skulpturoi ato me figura kubike e të plota artistike.

Vlera artistike e romanit: “Ëndrra në vilën e kuqe” është një temë, që nuk mund të mbarojë së diskuturari, gjuhët, struktura, krijimi i figurave të personave në këtë roman ia arritën kulmit të romaneve klasike të Kinës.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]