Router

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Router Cisco 1800

Një router është një kompjuter, software-i dhe hardware-i i të cilit modelohet për t'ju përshtatur detyrës së rrugëzimit dhe dërgimit të informacionit në destinacion. Routerat përgjithësisht kanë një sistem operativ specifik (për shembull Cisco IOS ose Juniper Networks JUNOS dhe JUNOSe), RAM, NVRAM, memorie flash, një ose më shumë proçesore si dhe një ose më shumë ndërfaqje me rrjetin. Routerat e fuqishëm përmbajnë disa procesore dhe qarqe të integruara specifike për aplikacionet (ASIC) dhe përdorin procesimin paralel në shkallë të gjere. Sistemet shasi si Nortel MERS-8600 ose ERS-8600 kanë ASIC të shumëfishta në çdo modul dhe lejojnë përdorimin e teknologjive të shumta LAN, MAN, METRO dhe WAN ose lidhje të tjera të përcaktuara nga përdoruesi. Në vende ku kostoja është e rëndësishme dhe kërkesa është e ulet përdoren routera më të thjeshte, si për shembull në përdoruesit familjar të Internetit. Duke përdorur një software të përshtatshëm (si Untangle, SmoothWall, XORP ose Quagga) një kompjuter personal mund të sillet si një router.

Routerat lidhen me dy ose më shumë subnete logjike të cilat jo domosdoshmerisht përkojnë një më një më ndërfaqjet fizike të routerit. Termi swich i shtresës së trete përdoret shpesh në vend të router, por switch është një term shumë i përgjithshëm pa një përkufizim teknik të përcaktuar. Në zbatimin e tij praktik, routerat optimizohen për përdorimin e ndërfaqjeve Ethernet LAN dhe nuk mund të kenë ndërfaqje të tjera fizike.

Routerat operojnë në dy plane të ndryshme :

  • Paneli i Kontrollit, routeri "mëson" ndërfaqjen e tij të jashtme më të përshtatshme për të rrugëzuar një paketë të specifike në një destinacion specifik.
  • Paneli i Rrugëzimit, është përgjegjës për procesin e dërgimit të paketave të marra nga një ndërfaqje logjike në një ndërfaqje logjike dalëse.