Sëmundja infektive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sëmundjet infektive)
Shko te: navigacion, kërko


Shkaktari kryesor i tuberkulozit është një bakter i klasës së mikobakterieve dhe quhet micobacterium tuberculosis (ka edhe një version të kafshëve që quhet micobacterium bovinis), një bakter që për nga paraqitja paraqet disa karakteristika që e dallojnë. Ai është i aftë të mbijetojë në temperatura të larta. Mund të mbijetojë në 100 gradë deri në 2 orë. Po ashtu është një organizëm që paraqet një metabolizëm të bazuar mbi oksigjenit (aerob i obliguar) dhe në mungesë të tij nuk rritët. Kjo është arsyeja edhe pse tuberkulozi godet vetëm organet që përdorin më shumë oksigjen siç janë mushkëritë, gjendrrat mbiveshkorë, veshkat etj. Bakteri është rezistent ndaj acidit dhe alkoolit dhe kjo është një karakteristikë ku bazohet edhe identifikimi i tij. Mbi sipërfaqe ka një acid të quajtur acidi mikolik i cili i jep këtë rezistencë por më një çmim ; ngadalëson shumë rritjen e tij dhe ndarjen e bakterit. Ky bakter nuk ka ekzo ose endotoksina që normalisht përdorën nga bakterie të tjera për të shkatërruar dhe për të dëmtuar zonën. Më pak fjalë i gjithë dëmi që vjen,është nga organizmi në tentativën që bën për ta zhdukur këtë bakter dhe normalisht kjo përgjigje është e ekzagjeruar. Duhet të kemi parasysh që infeksioni i parë i tuberkulozit në përgjithësi dominohet nga sistemi imunitar i organizmit por është infeksioni i dytë që shkakton dëmet më të mëdha si pasojë e memories që mban organizmi rreth këtij bakteri.