Sadefqar Mehmeti
Appearance
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sadefqar Mehmeti (1565-1625) ishte arkitekt i shquar me prejardhje shqiptare. Lindi në Elbasan. Kreu studimet për arkitekturë në Universitetin e Stambollit. Zhvilloi atje një aktivitet të gjerë në disa fusha të krijimtarisë, u bë kryearkitekt i perandorisë. U shqua edhe si urbanist, si hidroteknik, poet e muzikant, duke lënë një numër të konsiderueshëm veprash. Sadefqar Mehmeti përmbylli epokën klasike të artit osman me një nga kryeveprat botërore të arkitekturës monumentale, xhaminë Blu (1609-1617) në Stamboll. Për qytetin e tij të lindjes, Elbasanin, mjeshtri i madh projektoi dhe ndërtoi disa çezma dhe një xhami të vogël sot të zhdukur.