Serbica e Poshtme
Arbënori i Poshtëm (ish Serbica e Poshtme) është fshat i cili shtrihet ne anën e djathte te rrugës magjistrale Prizren-Gjakove, (11 km) në mes fshatrave Landovicë, Piranë, Zojz dhe Arbnor i Epërm (ish Serbicë e Epërme). Vendbanimi i vjetër – Bunarishtja mesjetare, shtrihej në pjesën juglindore të fshatit. Në këtë pjesë janë gjetur vegla pune si çekan, sëpata, drapër, tjegulla, tulla etj. Në gjurmë të tilla arkeologjike është hasur edhe në pjesë të tjera të fshatit si në mikrotoponimin Qeremide. Në këtë hapësirë konkretisht në pjesën kadastrale që i takon fshatit Piranë është gjetur një figurë njeriu prej bronzi. Kështu duke pasur parasysh gjetjet arkeologjike mund të themi se kjo zonë posedon thesarin e trashëgimisë ilire. Pra, nuk përjashtohet mundësia reale që edhe Serbica e Poshtme të jetë e banuar që nga antikiteti. Në burimet e shkruara përmendet që nga shek. XIV (1348). Si vendbanim është regjistruar në defterin e vitit 1530 në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit me emrin Dl. Serbiçe. Në vitet e mëvonshme evidentohet me emrin Serpiqa-i Zir konkretisht me këtë emër ishte regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900. Sipas dokumentacionit dhe burimeve gojore që nga fundi i shek. XVI dhe fillimi i shekullit XVII ofrohen të dhëna bindëse për banorët vendas – familjen Gashi. Në këtë drejtim të dhëna me interes ofron edhe zyra e gjendjes civile në Velezhë e cila ka të regjistruar datëlindjen e Raman Veli Gashit (14.04.1874). Por të dhëna me interes për historinë e familjeve ofrojnë edhe institucionet fetare ku janë kryer regjistrime të ndryshme. Banorë vendas konsiderohen edhe familja me mbiemrin Thaçi (per te cilën ka mendime se mund të kenë ardhur nga Maçiteva) .
Në Arbnor të Poshtme përveç këtyre familjeve autoktone, jetojnë edhe këto familje :
- Familja Besimi, e ardhur rreth 1930 nga Lubinja e Epërme, origjina Bitiçi.
- Familja Morina ( Kuzhnini ), e ardhur rreth vitit 1931 nga Shpenadia
- Familja Bytyçi I, e ardhur rreth vitit 1950 po ashtu nga Lubinja e Epërme, origjina Bitiçi.
- Famila Berisha, e ardhur rreth vitit 1945 nga rrethina e Gjakovës, origjina Dedë Halili.
- Familja Bungu, e ardhur në vitin 1970 nga Grejcevci i Suharekes, origjina e ruajtur Bungu.
- Familja Bytyçi II, ardhur në vitin 1970 nga Bershanci i Suharekes, origjina e ruajtur Bytyçi.
- Familja Gashi II te ardhur në vitet 1941 nga Prizreni, origjina familja e Begit.
- Familja Çoti te ardhur ne vitet 1950 nga Komuna e Suharekes
- Ne fshat sot jetojnë edhe disa familje të tjera me të vogla të ardhura në periudha te vonshme: Si Cikaçi (Doberdelani 1975), Krasniqi (Janqisht 1997) sot ekziston një tentative për migrime te reja.
- Ne fshat jetojnë edhe komuniteti REA me këto mbiemria :Gashi, Majiqi, etj.
- Më 1945 nga ky fshat janë masakruar në Tivar: Nezir Gashi dhe Shaban Thaçi ndërsa Abdyl Thaçi pas shumë peripecive ka arritur të shpëtoj.
- Ne fshat kanë jetuar deri në fund të luftës së Kosovës (1999) një pjesë e pakicës serbe, të ciliët ishin vendosur në fshat gjatë periudhave të ndryshme. Përkundër rindërtimit të shtëpive nga institucionet ata nuk janë kthyer në Sërbicë të Poshtme.
- Të vetmin institucion publik fshati e ka shkollën nëntë vjeçare, paralele e ndarë e SHFMU "DY DËSHMORËT" në Piranë. Objekti i Ambulancës ishte ndërtuar me vetkontribut e banorëve para 30 viteve po asnjëherë nuk është funksionalizuar.
Ne fshat ekzistojnë dy objekte fetare: XHAMIA dhe KISHA KATOLIKE.