Jump to content

Shahin Toci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Patrioti i madh shqiptar Shahin Toçi lindi me 15 prill te vitit 1914 në fshatin Urxalle te Matit në një familje te thjeshte, bujare dhe te besës, ku brez pas breza në ketë familje u trashëguan vlera te patriotizmit te vërtete. Stërgjyshi dhe gjyshi i dëshmorit, Bajram dhe Stafe Toçi ishin ndër prijësit e lëvizjes popullore kundër pushtuesve osmane dhe atyre serbo malazeze. Shahin Toçi e kaloi moshën e fëmijërisë në vendlindjen e tij, në fshatin Urxalle. Me pas ai nis shkollën fillore te Derjanit në Mat, ku që në moshe te vogël dallohet për dëshirën e madhe për tu shkolluar.

Jeta dhe veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1929 Shahin Toçi fiton te drejtën e Studimit në Shkollën Mbretërore Ushtarake në Tirane, por duke hasur në shume pengesa, ai arrin ta filloje ketë shkolle një vit me vone. Në vitin 1934, Shahin Toçi pas përfundimit te shkollës Ushtarake, kthehet në vendlindje, por ai vazhdonte përpjekjet e tij për te vazhduar studimet e tjera jashtë vendit. Në tetor te vitit 1934 studenti i dalluar dhe i përkushtuar i Shkollës Ushtarake Mbretërore nis studimet në Kolegjin Ushtarak te Napolit, në Itali. Gjate kohës se studimeve, Shahin Toçi iu përkushtua jo vetëm formimit ushtarak, por edhe studimeve nga lende te ndryshme. Sipas dëshmive dhe kujtimeve te familjes se tij, dëshmori Toçi gjate kohës tre vjeçare te studimit në kolegjin Ushtarak te Napolit, iu përkushtua edhe përvetësimit cilësor te gjuhës italiane dhe franceze. Kohen e lire ai e kalonte në Bibliotekën Kombëtare te Napolit dhe atë te shkollës. Ndërsa në korrik te vitit 1937, Shahin Toçi kthehet në Shqipëri. Përpjekjet e tij për tu arsimuar nuk përfundojnë këtu, pasi në tetor te vitit 1937 atij iu dha përsëri e drejta për kryerjen e studimeve akademike në Modena. Pas përfundimit me sukses te vitit akademik 1937-1938 ai diplomohet në Akademinë e Këmbësorisë dhe Kavalerisë së Modenas. Përgatitja e Shahin Toçit gjate ndjekjes se këtyre studimeve u be një shembull për gjithë studentet e tjerë. Dëshmori kthehet përsëri në atdhe, ku punon për një periudhe te shkurtër në Ministrinë e Mbrojtjes. Koha e shkurtër në ketë institucion lidhet me faktin se ai përsëri do te nisej për në Itali për specializim pas akademik. Oficeri Shahin Toçi do te vendosej në një bujtine në rrugën Trans-Tevere nr. 45. Pushtimi italian oficerin Shahin Toçi do ta gjente në Itali, për ndjekjen e studimeve pas akademike. Në këto kushte Shahin Toçi doli hapur kundër këtij pushtimi, duke iu kërkuar edhe kolegeve te tij te kthehen në atdhe për te luftuar kundra Italisë fashiste. Por strukturat e larta te pushtetit fashist në Itali kishin arritur te kuptonin kundërshtimin e hapur te Shahin Toçit dhe kolegeve te tij dhe në ketë mënyre ata do te viheshin nen një survejim te plote. Dhe në ketë situate fashistet filluan përpjekjet për te mos lejuar revoltimin e mëtejshëm te oficereve shqiptare pas pushtimit te vendit nga. Në fillim te muajit maj, një nga këto përpjekje sidomos te drejtuesve te shkollave ushtarake ishte edhe përgatitja e ceremonive për betimin para flamurit italian. Kjo nisme ishte e përgatitur me kujdes sidomos nga Ministria e Luftës në Itali, duke pasur si qëllim që te mposhtin revoltën e ushtarakeve dhe studenteve shqiptare kundra pushtimit. Por Shahin Toçi arriti te kuptonte qëllimet e vërteta te këtij betimi, te këtyre ceremonive. Në një nga ditët e muajt maj te vitit 1937, fill një muaj pas pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste nen kujdesin e nënsekretarit te shtetit për luftën u organizuar një ceremoni para betimi. Studenti shqiptar mbante edhe simbole kombëtare një shirit kuq e zi, duke sjell edhe revoltimin e organizatoreve te ceremonisë. Me pas kuadrot e larte ushtarake u thirren përsëri. Sipas programit, betimi do te behej në një nga sheshet e kryeqytetit italian, në datën 13 maj 1939. Ditën e betimit, para studenteve dhe oficereve shqiptare, njëri nga oficeret madhore italiane lexoi formulën e betimit. Midis heshtjes që kishte përfshire studentet dhe oficeret shqiptare, dëgjohet te flasë Shahin Toçi, duke shprehur se : Zoti gjeneral, në jemi shqiptare dhe mund te betohemi vetëm para flamurit keq e zi. Oficeri shqiptar nga Mati vazhdoi akoma te fliste në mbrojtje te flamurit dhe interesa te Shqipërisë. Në ketë mënyre nuk u realizua edhe plani i ushtarakeve italiane për te pasur mbështetjen e oficereve shqiptare për pushtimin e Shqipërisë. Por ky akt i larte patriotik, do ti kushtonte jetën oficerit te shkëlqyer shqiptar. Pas këtij qëndrimi, ai do te vihej nen një survejim te plote, duke u pare si një kërcënim serioz për pushtuesit si në Itali ashtu edhe nëse kthehej në Shqipëri. Edhe pse oficeri shqiptar Shahin Toçi e kishte kuptuar që këto qëndrime ishin te rrezikshme për jetën e tij, ai përsëri nuk ishte ndalur për mbrojtjen e interesave te Shqipërisë. Pas gjithë këtyre zhvillimeve që kishin ndodhur Shahin Toçi me 26 maj 1939 u gjend i vrare në rrugën Trastevere në Rome, i cili pak dite me pare kishte refuzuar te bënte betimin fashist në Akademinë Ushtarake. Ai guxoi te sfidoje autoritetet italiane pak dite pas pushtimit te vendit tone duke dhëne edhe jetën e tij për mbrojtjen e flamurit shqiptar, duke u shndërruar në një hero te mbrojtjes se interesave kombëtare. Pas vrasjes trupi i tij nuk do te kthehej në Shqipëri, por u varros në varrezat e Romes. Pas përmbysjes se regjimit komunist familjaret e heroit filluan përpjekjet për gjetjen dhe kthimin e eshtrave te tij në atdhe. Dy vëllezërit Shahin dhe Osman Toçi u përkushtuan në maksimum derisa realizuan qëllimin e tyre për kthimin e eshtrave te xhaxhait te tyre. Shahin Toçi që mban emrin e xhaxhait dëshmorit u përkushtua dhe i vuri synim vetes që te gjeje dhe te ktheje në atdhe eshtrat e xhaxhait te tij. Me date 26 mars 2011 mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Shahin Toçit, ku organizohet një ceremoni madhështore në rrethin e Matit me pjesëmarrjen e personaliteteve te larta shtetërore. Në vitin 1961, Shahin Toçi dekorohet me "Urdhrin e Trimërisë", ndërsa në tetor te vitit 1970 shpallet "Dëshmor i Atdheut", ndërsa në vitin 1994 ka marre "Urdhrin e Flamurit" të klasit të pare. Ndërsa me 25 mars 2011 është dekoruar nga Presidenti i republikës me "Medaljen e Artë të Shqiponjës".