Shinobi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shinobi

Një Ninja (shqip: i fshehuri) ose Shinobi (shqip: të fshehësh) ka qenë luftëtar në kohën paraindustriale në Japoni, që u përdorë për spiunazhe, si vrasës dhe marrës i informatave. Disa dokumente folin se ninjat ishin një bashkësi budiste të cilët ishin në kërkim të nirvanas (shlirimit). Ninjat kanë qenë të kushtuar nga zhvillimi i shpiunazhës i cili erdh nga Kina.

Ninja ndryshe janë quajtur edhe "ushtarët e territ". Ninjat janë zhvilluar në provincën IgaJaponisë qendrore në shekullin e 15 deri në shekullin e 17. Në kodrat e kësaj province janë ushtruar njerëzit e manastireve, ushtarë të arratisur nga Kina dhe fshatarët e thjeshtë për të vrarë, spiunuar dhe për tu vetëmbrojtur. Njerëzit e thjeshtë mendonin se ninjat ishin demon mali, sepse jetonin nëpër kodra, në fshatra të fortifikuara mirë. Një fshat i fortifikuar ishte i mbështjellur me mure të larta. Jashtë mureve kishte ara orizi të cilët ishin si labirinte për sulmuesit dhe shërbenin për përfitimin e ushqimit. Rreth një fshati ishte edhe gjithmonë një lumë i cili e bënte edhe më të rëndë depërtimin në të.

Mbrenda mureve të fshatit kanë jetuar fëmijët, gratë dhe burrat të cilët nuk ishin në eliten e Ninjave. Jashtë mureve të fshatit dhe në fund të arave të orizit kanë jetuar Shinobit me përvojën më të madhe, për ti mbrojtur arat dhe fshatin. Për ninjat ka shumë legjenda dhe thënie të cilat janë edhe gati të vërteta, si p.sh. : Ninjat kanë mundur të ecin mbi ujë, ata kanë mundur të fluturojnë dhe janë bërë të padukshëm.

Dokumente historike për ninjat nuk ka gati hiq. Por ekzistojnë tekste të fshehura të shkruajtura në shekullin e 17 për mësimin e ninjave. Tre tekstet më të njohura janë Bansenshukai, Shoninki dhe Ninhiden.

Themelet e shpiunazhës Japane[redakto | redakto tekstin burimor]

Hulumtimi i artit të shpiunazhës, themelimi dhe funksioni nuk është lehtë të bëhet, sepse fshehtësia absolute ishte dhe është një ndër pjesët kryesore të saj. Taktikanti ushtarak kinez Sun Tzu ia kushtoi një kapitull të veqantë shpiunazhit në libren e tij Arti i Luftës. Kjo libër kishte mundur që prej shekullit të dytë të vinte në Japoni nga emigrantët kinezë dhe të integrohej në strukturat kryesore të luftës- dhe artit ushtarak Bujutsu.

Prinz Shotoku Taishi (593-622) ishte i pari udhëheqës i cili filloi të përdorë shpiunazhin për përfitime në luftë. Emri Ninjutsu ose edhe Shinobi-no-Jutsu ndoshta e ka prejardhjen nga koha e tij. Nga Perioda-Heian (794-1192) filloi që ninjutsu të përdorej si pjesë e strategjisë ushtarake të Bushit dhe të specializohet. Nga sistemi Insei i Shirakawes mendohet se ninjat ishin rekrutuar nga radhët e Sohejëve dhe Jamabushëve.

Ninja të Njohur[redakto | redakto tekstin burimor]

Në historinë Japonez ka shumë njerë të cilët merren si ninja. Shpesh tregimet për ta janë të romantizuara dhe nuk mund të bëhet dallimi ndërmjet legjendës dhe të vërtetës.

  • Fuma Kotaro : Disa persona të cilët shërbenin për familjen Hojo dhe drejtuan atje shumë trupe luftuese.
  • Ishikawa Goemon : Hajdutë dhe hero i popullit i Japonisë mesjetare.
  • Sarutobi Sasuke : Sipas legjendes ishte ninja me prejardhje nga Koga i cili punoi për Sanada Yukimura.
  • Hattori Hanzo : Ninja më i njohur i Japonisë, ishte nga Iga. Punoi për Tokugawa Ieyasu në mbrojtje kundë shpiunazhës.

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Roland Habersetzer: Die Krieger des alten Japan. Berühmte Samurai, Rōnin und Ninja. 1. Auflage. Palisander, Chemnitz 2008, ISBN 978-3-938305-07-2 (enthält u. a. sowohl auf historischen Quellen beruhende authentische Ninja-Erzählungen als auch anekdotische Ninja-Geschichten).Shinobi eshte nje ninja me force shum mbi natyrore qe ka nje force shum te madhe cdo ninja shinobi kalon nivelet e ndryshme dhe disa prej tyre zhgjedhen ne fund hokage sipas filmit japonez te Naruto Uzumakit.