Shkëlqim Cani
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Z. Shkëlqim Cani është lindur më 6 Maj 1956, në qytetin e Tiranës.
Z. Cani, që nga vitit 2003, mban titullin “Profesor”. Në vitin 1991 fitoi gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Universiteti i Tiranës, për studime të specializuara në fushën bankare. Në periudhën 1981 - 1983 ka përfunduar Kursin e Plotë Pasuniversitar të Tregtisë Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1980, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë.
Karriera e tij politikë fillon në vitin 1991 si Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave. Ka qenë Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Legjislaturën XII (1991- 1992) dhe në Legjislaturën XIII (1992-1996), ku ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës. U zgjodh Deputet në Legjislaturën e XV në vitin 1997, ku ka qenë anëtar i Komisionit të Lartë Parlamentar të Ekonomisë, Financës dhe Privatizimit, por që e dorëzoi mandatin për shkak të emërimit Guvernator i Bankës së Shqipërisë (1997-2004), ku për këtë periudhë, ka mbajtur edhe detyrën e Guvernatorit të FMN-së dhe MIGA-s për Shqipërinë. U zgjodh Deputet në Legjislaturën XIX në vitin 2013.
Z. Cani ka kryer detyra të rëndësishme shtetërore, si: Anëtar i Komisionit Ndërministror të Politikave Ekonomike (1998-2004); Anëtar i Klubit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe të Ballkanit dhe Zëvendëskryetar i këtij Klubi; Zëvendëskryetar i Komitetit Qeveritar të Borxhit të Jashtëm (1997-2004); Kryetar i Bordit të Bursës së Tiranës (1997-2002); Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lion’s Club (1994-1997) Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Tregtare të Shqipërisë (1990-1991)- duhet hequr sepse BKT nuk ka ekzistuar para vitit 1992. Ka qene veten Banka e Shtetit Shqiptar; Drejtor i Departamentit të Jashtëm dhe Anëtar i Bordit i Bankës së Shtetit Shqiptar (1985- 1990) duhet hequr sepse Banka e Shtetit Shqiptar nuk ka patur bord, per me teper quhej Drejtoria e Pergjithshme e Bankes Shtetit Shqiptar ne varesi te Ministrise se Financave.
Nga kolegji Heidelbergense Tiffinae, Ohioensis, SHBA, ka fituar certifikatë për studime në fushën politike dhe në politikat qeveritare (qershor 1994) dhe certifikatë të studimeve në Administrim Biznes (Maj 1994). Në periudhën janar – Mars 1989 ka ndjekur kursin e thelluar për Politikat e Analizës së Kreditit, kuadrin ligjor dhe institucional të garancive financiare të eksportit pranë Deutsche Bundesbank dhe KfW, Gjermani. Kurse në periudhën shkurt – Maj 1985 ka ndjekur kurs për politikat dhe instrumentet bankare pranë Laenderbank, Vjenë, Austri.
Z. Shkëlqim Cani në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Financave i Shqipërisë.