Shkumë me agrume
Appearance
- Përbërësit. Për 6 persona: 4 portokalla të mëdha, 50 g sheqer, 3 vezë, 1/2 gotë qumësht, 10 g xhelatinë, gjysëm kutie kos, 1/2 limon.
- Përgatitja. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe bashkojini qumështin e nxehtë. Mbajeni kremin në banjo-mari. Kur të trashet hiqeni nga zjarri shtoni xhelatinën e njomur në ujë e të shtrydhur, lëreni të vaket. Shtoni tulin e portokalleve, kosin të bardhat e rrahura të vezëve dhe lëngun e 1/2 limoni. Hidheni masën në një tas të madh dhe mbajeni në frigorifer për 5 orë.