Shqiponja e Detit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shqiponja e Detit Kokëbardhë

Shqiponja e Detit (Haliaeetus) është një Gjini në familjen accipidritae.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjinia Haliaeetus përfshin pa përjashtime lloje të mëdha Shqiponjash. Lloji më i vogël i kësaj gjinie është Shqiponja e Detit të Madagaskarit me një gjatësi 60 deri 66cm dhe një gjatësi krahësh 1,60 deri 1,80m. Lloji më i madh ësht Shqiponja e Stellerit me gjatësi trupi 85-105cm, një gjatësi krahësh deri në 2,30m dhe një peshë 4,9 deri 9,0 kg. Veçoritë e përbashkëta të kësaj gjinie janë krahët e tyre të gjerë në formë dërrase (përjashtim këtu bënë Shqiponja e Stellerit), një bishtë relativisht i shkurt, shpesh ka formen e një pyke bishti i tyre, sqepi i tyre i madh e i fuqishëm dhe këmbët e tyre pa pendla. Te gati të gjitha llojet e kësaj gjinie (përveçse te Shqiponja e Detit të Salomoneve) bishti ka ngjyrë të bardhë. Te të gjitha llojet ngyra e pendlave si zogjë është ndryshe nga pendlat e të rriturve. "Këngët" e çiftimit dhe të territoreve te të gjitha llojet përbëhet nga thirrje melodike në renditura. Kur këndojnë koken e tyre e ngritin lart (Shqiponja e Detit dhe Shqiponja e Detit Kokëbardhë) ose e "gjuajnë" pas shpine (Shqiponja Britëse Detit). Me sa dihet, çiftet e të gjitha llojeve të kësaj gjinie këndojnë në duet.

Përhapja[redakto | redakto tekstin burimor]

Përhapja e kësaj gjinie është gati kosmopolite (nuk gjindet në Ameriken Jugore), në Ameriken Veriore paraqitet vetëm Shqiponja e Detit Kokëbardhë.

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo Gjini përfshin 8 lloje, lloj fosil është gjetur një lloj tjetër, H. piscator prej Miozenit të mesëm në Francë:

Ekologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gati të gjitha llojet tregojnë një lidhje me ujëra të mëdha përveç Shqiponja e Detit të Salomoneve e cila gjahton edhe në brendi të maleve. Sipërfaqja e madhe fluturuese (krahët e gjerë), e cila mundëson fluturim edhe me pak erë-shtyrëse (të cilin e bënë shqiponja me krahë) shikohet si ambientim për të fluturuar mbi ujë ku nuk ka shumë termikë. Ushqimi përbëhet kryesisht nga peshqi dhe shpezë ujorë; gjitarë dhe zvarranikë gjahtohen vetëm vene-vene. E ditur është edhe se të gjitha llojet e kësaj gjinie ushqehen edhe me kërrma.

Shumimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjith përfaqësuesit e kësaj gjinie ndërtojnë fole të mëdha e voluminoze në drunjë të lartë ose në shkëmbinj, rrallëherë edhe në tokë. Dihet se çelja e vezëve bëhet vetëm njëherë në vit. Folet përbëhen prej 1-4 vezë. Zogjtë ndërmjet vete janë shumë pak agresivë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ferguson-Lees, J. & D. A. Christie (2001): Raptors of the world. Helm, London.
  • Fischer, W. (1984): Die Seeadler. Wittenberg