Simfonia e takave
Appearance
Simfonia e takave është një poezi e krijuar nga Skënder Rusi. Nqs jeni kureshtare lexojeni me poshtë :
- Ai ishte një regjistrues i marre,
- S'kish zemër ne gjoks, kish disqe
- Jetonte brenda ne një kitare,
- atje e desh dhe varrin kur te vdiste.
- Ia dha vete atë forme, shtëpizës se tij,
- se atje do te flinte me Bet'hovenin e madh
- se atje do ishte dhe zoti Paganin,
- dhe zoti Shubert, edhe zoti Moxart.
- Kush tha se këta ishin te vdekur
- ai fliste me ta, përshperiste
- brenda asaj kitare, vetëm e shoqja
- e urdhëruar ishte te mos fliste.
- Ai behej xhind kur ajo lante pjatat
- kur kërcitja e tyre i futej neper disqe
- ai i ulërinte kur ja dëgjonte takat,
- apo kur padashur ajo, teshtinte.
- Derisa erdhi një dite, dhe vdekja
- zgjati dorën brenda asaj kitare,
- dhe ia mori zhurmetarën e vogël,
- duke mos i bere zhurme fare.
- Tani ai ve veshin jo për te dëgjuar tinguj
- po për te dëgjuar zhurmën e pjatave
- Bet'hoveni ? E ç'është tani Bet'hoveni
- para simfonisë se ëmbël te takave.