Skeda:•Bjeshkët e Nëmuna •.jpeg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dokument origjinal((përmasa 1.152 × 992 px, madhësia skedës: 166 KB, lloji MIME: image/jpeg))

Kjo fotografi nuk ka një licensë. Të gjitha fotografitë duhet të kenë një licensë dhe nëse licensa nuk shtohet, fotografia duhet të griset. Ju lutemi të shtoni një licensë e të hiqni këtë stampë ose ta vendosni fotografinë për grisje nëse diçka e tillë nuk është e mundur.

Nëse jeni autori, të lutemi të shtosh një licensë, për shembull {{Cc-by-sa-4.0}}.

Nëse fotografia nuk është pjesë e domenit publik dhe mendon se mund të përdoret si non-free fair use, të lutemi të shtosh {{Non-free fair use}}.

Përshkrimi

Masivi malor "BJESHKËT E NËMUNA"

Burimi

"Parku Ballkanik i Paqes"

Autori apo
Pronari

Ambientalisti

Data

21 korrik 2012

• Kombinimi i bukrive  të natyrës së mrekullueshme të ' BJESHKËVE TË NËMUNA "me ruajtjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Rajonin Ballkanik ku ato shtrihen . Tri shtetet Ballkanike Shqiperia , Kosova dhe Mali i Zi , kanë  firmosur një  marrveshje për të ngritur një  "Park Nderkombetar" në  "BJESHKET E NËMUNA " . 
  • Në  zbatim të kësaj marrveshje , nga palët e interesuara , janë bërë konsultime , analiza , është mbledhur informacioni i nevojshëm për  siperfaqen prej  211 000 ha. që shtrihen" BJESHKËT  E  NËMUNA " dhe  respektivisht : -  Në Shqiperi 150 000 ha ,  Në Kosovë 45 000 ha  dhe në Malin e Zi  16 000 ha , ku po punohet për hartimin e projektit  për këtë park nderkombetar  , i cili do të quhet " PARKU BALLKANIK I PAQËS " , ku do të përfitojnë rreth 45 000 banorë ndër më të varfërit e rajonit  të ballkanit .
 •  Miratimi i këtij  projekti  do të përbëjë një lajm të mirë për gjith këta banorë , të cilët do të perfitojnë nga projektet e zhvillimit të kësaj zone , si në infrastrukturën rrugore , në investimet në ngritjen e kampingjeve , të ngrehinave dhe ndertimeve për trajtimin e vizitorëve , thithjen e fondeve per ngritjen e hoteleri - turizmit , në krijimin e infrastrukturës për trajtimin  dhe shtimin e e kafshëve të egra  etj . që perbëjnë mundësi punësimi për një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtyre trevave .  • Miratimi i ketij projekti  si dhe i  Memorandumit të bashkpunimit midis tri vëndeve , do të ndikojë fuqishëm në bashkpunimin ndërkufitar të qëndrueshëm ekonomik  dhe kulturore , mes Shqiptarëve të ndarë arbitrarisht  dhe në mënyrë të jashtvullnetshme 
 • Me mbështetjen financiare të organizmave nderkombetare , do të bëhet e mundur që këta njerëz që jetojnë  në zonat e mbrojtura të qëndrojnë atje ku janë  dhe të kenë mundësi të jetojnë një jetë dinjëtoze , ku të kenë punë e të ardhura të mjaftueshme , si dhe të kenë akses në të gjitha aspektet e jetës publike .
   • . Banoret e kësaj zone do të menaxhojnë  ndihmën financiare të implementuar dhe do të hartojnë strategji të zhvillimit, duke marrë grante për projektet lokale , të cilat pritet të jetë kanali  kryesor i financimit të ardhshëm të BE për zhvillimin rural të kësaj zone .  Miratimi i këtij projekti do të jetë i dobishëm në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme për Zhvillim Ekonomik - duke përfshirë infrastrukturën mbështetëse, dhe veçanërisht në fushat e prodhimit  natyrore , produkteve pyjore , bimëve medicinale dhe eterovajore , që kjo zonë shquhet për sasinë e bollshme që zotron , bujqësinë organike dhe turizmit - në kuadrin e një programi më të gjërë .

• Dimensioni ndërkufitar është me rëndësi të veçantë, pasi tri vendet janë në procesin e anëtarësimit në BE. • Një marrëveshje e veçantë është krijuar mes tri Ministrive respektive të tri vëndeve .

Gjithnjë e më shpesh, në këto vitet e fundit, flitet për zhvillimin e turizmit malor, duke kuptuar së pari, viset e Veriut të Shqipërisë, "Bjeshkë të Namuna", Rugovë , Valbonë, Theth , thesari natyror i Shqiperisë që e bëjnë atë krenare dhe të lakmuar nga çdo vënd . Këto bjeshkë të mbështjella me mjegullën e mos njohjes së kënaqësisë që të dhurojnë kur je pranë tyre , vlerat e larta të peizazhit natyror dhe atraksionit , shoqeruar me aromen e luleve të florës së pasur dhe të veçantë të kësaj treve , mbështjellur me legjëndat dhe eposin etnokulturor të banorve të këtyre bjeshkëve , në harmoni me traditat dhe nën ndikimin absolut të ligjit të maleve-kanunit , me virtytet e larta si mikpritja , bujaria , besa , patriotizmi , etja për liri dhe mos pajtimi me robërinë , inteligjenca dhe pa thyeshmëria ndaj çdo vështirsie , vlera këto që vete natyra i ka paisur banoret e ketyre bjeshkëve , për ti unufikuar me natyren .

Historiku skedës

Shtypni mbi një datë/kohë për ta parë skedën siç ishte atëherë.

Data/KohaMiniaturëPërmasatPërdoruesiKoment
e tanishme22 korrik 2012 08:39Miniaturë për versionin duke filluar nga 22 korrik 2012 08:391.152 × 992 (166 KB)Pylltari (diskuto | kontribute){{Informacion |Përshkrimi = Masivi malor "BJESHKËT E NËMUNA" |Burimi = "Parku Ballkanik i Paqes" |Autori = Ambientalisti |Data = 21 korrik 2012 |Leja = |Versione tjera = |Shënimë = Á• Si ti quajmë “Bjeshkët e Nemuna”? - Gje...

Këto faqe lidhen tek kjo skedë: