Skeda:Nje pame e drames Darka publike.JPG

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dokument origjinal((përmasa 1.024 × 768 px, madhësia skedës: 278 KB, lloji MIME: image/jpeg))

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshkrimi

Drama "Darka publike", e cila u dha me edhe me 23 janar para një auditoriumi të gjerë, luajtur nga trupa kombëtare e Gjilanit ishte shfaqje e cila u prit mirë nga një numër i të pranishmëve dhe kritika teatrore pas shfaqjes në debatin e organizuar të mbrëmjes së parë. Pra, edhe mbrëmej e parë të sivjetme [Teatri i Gjilanit] e bënë hapjen e Festivalit "[Talia e Flakës] '08" që të jetë vërtetë një festival i dramës dhe teatrit të nivelive kombëtar, duke u sprovuar me realizimin skenik të zhanreve më kulmore të dramaturgjisë bashkëkohore. Drama "Darka publike", e [Teatrit profesional të Gjilanit] ka për tema të mbarështuar që ka të bëjë me një fazë të caktuar të realitetit shoqëror, që ka për bazë një tekst dramatik, në të cilin zbritët Jezusi në bordelet publike, për t’ia varë mëkatet e Shenjtores Maria. Por më shumë e pasuruar me skenat makabër të një sfidanti të realitetit të inkriminuar policor përmes pozitës së një zëdhënësi të saj, të një gazetari, i cili bëhet viktimë për atë, të cilën nuk e ka bërë dhe nuk dinë ta bëjë mbulesën, të një vrasje që ka dalë herë si [Jezusi], i sakrifikuar për mentalitetin e një turme njerëzish. Shfaqja jepte tablo te cilat ndërlidheshin me aktualitetin historik dhe social, tema këto të trajtuara edhe me parë nga autori i tekstit Teki Dervishi. Ngjarja dramatike është ndërtuar mbi tekstin e autorit, i cili është shërbyer me te dhënat biblike për konfliktet shoqërore, duke u nisur nga figurat simbole, si: Jezusin dhe shenjtoren Marian. mediokriteti, këtu identifikohet me Zefin dhe Palin, si figura me peshë të veçante kuptimore, ku inkuadrohet edhe figura biblike, Jeasusi e Shën Maria (Magdalena. Shfaqja ‘Darka publike’ si shfaqje ishte një prezentim teatrore, mjaftë e pastër, e kthjelluar, me simboliken e artit si kopje e një realiteti natyror që qëndron dy-tri hapa larg realitetit të improvizuar skenik, megjithëse edhe i përfunduar. Karakteri i konceptimit të Maria (Magdalena) dhe Kaltërina, here si shenjtore që i pastron plagët e Jezusit, por, i kthyer në bordele, here si grua, e zhytur varësisht nga situata, si prostitutë që bart mëkatin e të qenit të saj. Mbase, kjo ishte një gjetje e mire regjisoriale e konflikteve, duke e tipizuar atë si grua shenjtore, sepse vetëm gruaja e tillë duhet të vritet, ndërsa Jezuit nuk vrasin. Po, ashtu kjo gjendje traumave shoqërore është reflektuar ne shoqëri, Jesusi, si embrion i pare i civilizimit, dhe si një paralajmërim, si ngarendje pozitive e negative, si në rrafshin problematikë, por, edhe ne kontestin shoqërore dhe universal. Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, përmes ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme shoqërore, socio-realiste e komuniste. Gjetjet e atypëratyshme dhe qasja regjisoriale e papërcaktuar, ishin një nga format, te cilat janë thurur sipas tekstit te Dervishit, por ato janë ndërtuar sipas prizmit satirizuese, idili, bie në bordele, dhe kthimi në 2005 vjet më parë, por, mjaft tërheqës qe, ne skenën tonë teatrore, ishin edhe mjaft e shprehur me tablo të paprekshme deri më sot, sidomos për disa kategori shoqërore. Dilemat e papërcaktuara ne shfaqje, si çështje këto, qe janë parashtruar për t’u nënkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varësisht nga këndvështrimi i tyre dhe nga shija e akëcilit. Mbresat e disave e ka arsyetuar qasjen e mirë dhe gjetjet atypëratyshme regjisoriale dhe, mbase ishte ajo që i ka shërbyer me të mirë për një kategori krijuesish artistik, të cilët me shumë e kanë në përdorin skenën për të bërë disa risi kreative teatrore. Aty, përmes shpalosjes së ndjenjave arrin ta reflektojë intrigën që u shërben si instrument për ta mbajtur situatën ose më mirë e ndrisin, se sa që flasin përmes figurave, metaforave, simboleve, retorikës, ritmikës artistike, lëvizjeve, komunikimit autorial në skenë, transformimit. Shfaqja ishte një nga ato shfaqjet që ka bërë të shtrohen shumë dilema të hapura, si ne taborin shoqëror dhe etapat historik, që kur ka zënë fillin qytetërimi me Jezusin, ashtu edhe ne taborin shoqëror, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnjë edhe Jezusi, dhe na detyron të zhveshim nga uniform tabu temave. Megjithëse ka pasur edhe disa matje, se kthimi i Jesusit në shtëpi publike si mediokritet që e "ha pazari", në Gjilan në Tiranë apo gjetiu. Skena këto, të cilat kanë nxjerr dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi Jezusin e keqpërdorura, i rikthyer në bordele, te cilat janë interpretuar dhe kanë lënë përshtypje te gabueshme mbi të kaluarën tonë, qe ka renduar mbi supet e popullit si hije e zeze. Shfaqja si realizim skenik ishte e suksesshme. Muzika dhe skenografia ishin mjaftë të thjeshta, por me fuqi dhe efekt të madh skenik ndër autorët për çmime. Dervishi , ka sinjalizuar se me këtë trupat teatrore do te vazhdojnë kooperimin, duke llogaritur këtu edhe regjisorin e shfaqjes.

--Rrjedha 24 Janar 2008 23:27 (UTC)Rreth teatrit, dramës dhe Festivalit "Talia"

Pjesëmarrjen në Festivalin e Dramës Shqipe "Talia e Flakës..." e kanë paralajmëruar, pos Teatrit të Gjilanit, i cili edhe do të bëjë hapjen e pjesës skenike, me shfaqjen "Darka publike", edhe Teatri i Prizrenit, Teatri i Tetovës, Teatri i Tiranës, Teatri i Vlorës, Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe Teatri "Oda" i Prishtinës. Teatri i Gjilanit me këtë shfaqje ka marrë çmimin "A. Moisiu" Tiranë, pra, "Darka publike"sihte shfaqje më e mirë e nderuar më këtë çmim në Festivalin e Dramës në Tiranë. Çmimin e Festivalit të Teatrove të Dramës Shqiptare "Talia" që mbahet në kuadër të "Flakës së Janarit" për shfaqje më tëmirë prapë e pretendon, manifestim ky që deri më tash nuk ishte e mundur për ta realizuar sipas planifikimit për shkak të mjeteve jo të bollshme financiare. Teatri sezoni teatror nis në janar e përfundoi, duke e ngre ideja që Festivali i Teatrove të Dramës Shqiptare të pasurohet në nivelin nacional, gjë e cila në masë do të mbushte boshllëkun e ndodhive të pakta kulturore, gjë që deri më tash nuk është realizuar. Edhe pse kur flitet për teatrin, ka pasur biseda, ide e programe ideore që gjatë vitit të krijohet një skenë e hapur e të ringjallet jeta teatrore, ku pos Teatrit të Gjilanit që është vënë në funksion të zhvillimit të dramaturgjisë origjinale shqiptare të sjell në skenë edhe teatro të tjera që do të konkurojnë për çmime të Festivalit të dramës. Sikurse që do të përcillej me zhvillimet aktuale edhe aktivitete të zhanreve të tjera artistike, por siç thotë ai, vullneti dhe dëshira kanë nisur të zbehen, ngase teatri është duke u përkrahur shumë pak. Stinën e sivjetme edhe pse ka vite që në projektet komunale dhe departamentit të kulturës është më me prioritet renovimi i sallës dhe infrastruktura përcjellëse e teatrit që vlera e kontraktuar e punimeve të ndarë pjesë pjesë arrin mbi 150 mijë euro. Sipas ekspertëve të Fakultetit teknik ishte konstatuar se pas lëkundjeve të tërmetit të para katër viteve, ndërtesa e Teatrit u shkatërrua gjithnjë e më tepër. Pos kësaj i vihet në dukje edhe mungesa e teknikës së duhur, riparimeve të skenës, veshtoreve, skenës së vogël e lokalet tjera përcjellëse. Mirëpo, deri më tashti përkundër kërkesave imediate, puna ka ngelur në mosangazhimin e strukturave përgjegjëse që kjo gjendje të sanohet, deri sa institucionet e dala nga zgjedhjet e fundit kanë premtuar se tash e tutje do të krijohen kushte normale për punë, ngase e gjithë kjo bie afër me premtimet e më hershme. Teatri ka bërë skenën e re, sepse puna skenike nuk patë mundësi ta bëhet ashtu si duhet në gjendjen që e ishte më parë. rrjedhapress)

Burimi
Këtu ende i mungon një burim për imazh (Prej nga e ka Uploader këtë imazh?). Ju lutem shtoni informacionin.
Autori apo
Pronari
Këtu ende i mungon Autori apo Pronari i imazhit (Kush e ka kriju fillimisht këtë imazh?). Ju lutem shtoni informacionin.

Licencim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historiku skedës

Shtypni mbi një datë/kohë për ta parë skedën siç ishte atëherë.

Data/KohaMiniaturëPërmasatPërdoruesiKoment
e tanishme25 janar 2008 01:24Miniaturë për versionin duke filluar nga 25 janar 2008 01:241.024 × 768 (278 KB)Rrjedha (diskuto | kontribute)Teatri i Gjilanit e bënë hapjen e Festivalit "Talia e Flakës '08" Drama "Darka publike", e cila u dha me edhe me 23 janar para një auditoriumi të gjerë, luajtur nga trupa kombëtare e Gjilanit ishte shfaqje e cila u prit mirë nga një numër i

Këto faqe lidhen tek kjo skedë:

Metadata