Skeda:Sali Hajrizi.jpg
Dokument origjinal ((përmasa 720 × 960 px, madhësia skedës: 86 KB, lloji MIME: image/jpeg))
Kjo skedë është prej Wikimedia Commons dhe mund të përdoret nga projekte të tjera. Përshkrimi në këtë skedë në këtë faqe nuk është treguar më poshtë. | Shko tek faqja përshkruese në Commons |
Përmbledhje
PërshkrimiSali Hajrizi.jpg |
Shqip: Sali Hajrizi u lind me 1927 në fshatin Katundi i Ri afër Pejës, ndërsa vdiq me . Rrjedhë nga një familje e varfër, e ndershme dhe bujare. Shkollimin fillor e mbaroi në Nabërgjan tani Kelmend, ndërsa të mesmen në Shkollën Financiare Shqiptare më 1952 në Pejë, pastaj atë industriale-makinerinë në burgun e Nishit me 1959. Pas burgut mbaroi edhe shkollën e mesme teknike në Mitrovicë në vitin 1973. Sali Hajrizi është veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i dëshmuar qysh në vitin 1947, kur dhe bëhet anëtar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare, në kohen kur ishin prijës të saj Ajet Gërguri, Gjon Serreqi dhe Marie Shllaku.
Për shkak të aktivitetit të tij politik kombëtar UDB-ja jugosllave e burgosi më 9 shtator 1953 dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Burgun e mbajti në Nish, prej nga lirohet me 28 nëntor 1962. Pas burgut një kohë ishte i papunë dhe i përcjellur, megjithatë arrin të punësohet në ndërmarrjen "Autotraktori" në Pejë, pastaj në Fabrikën e autopjesëve ish "Zastava-Ramiz Sadiku" në Pejë, kryepunëtor specialist i makinerisë në nivel të fabrikës. Dhjetëvjetshin e fundit të punës e kaloi në Stacionarin "Oniks" në Bajë të Pejës, si mbikëqyrës kryesor i sistemit qendror të nxehjes në stacionar. Prej aty u pensionua dhe jetoi në Pejë. Aktiviteti i tij në çështjen e veprimtarisë kombëtare nuk pushoi edhe përgjate jetës në liri. Pas daljes nga burgu kontakton me figura të shquara, aktivistë dhe veprimtarë, siç ishin ndër të shumtë: Bejtullah Nazifi nga Mitrovica, Sadik Tafërshiku nga Ferizaji, Mulla Zekë Bërdynaj nga Radaci i Pejës me të cilin ishte edhe në burg, pastaj kontaktoi shpesh me Shaban Kurtesh Çafdërbashën, Sami Pejën dhe Rifat Nushin nga Peja. Halil Xanin nga Dasheci i Drenicës, Bajram Zukën nga Likoshani, Xajë Nurën nga Gjakova, Rexhep Bunjakun nga Kaçaniku, Mustafë Nixhën nga Prizreni, Sylë Mehmetin e Rugovës... Si dhe në fillim të aktivitetit në Shkup pati kontakte të shpeshta me kapiten Rudin. I tërë ky aktivitet me dhjetëra veprimtarë të çështjes kombëtare ishte për Sali Hajrizin përpjekje e pareshtur që të nxitë kudo idealin e bashkimit kombëtar. Që në fillim me zgjedhjen e tij për sekretar të ashtuquajturit Komitet të NDSH-së në fshatin e lindjes Katund të Ri, e deri në ditën që vdiq ai nuk ndali të frymojë dhe të veproi për çështjen kombëtare. Shquhet me angazhimin e tij në pajtimin e gjaqeve bashkë me Mulla Zekë Bërdynaj, Rashid Goranin dhe grupin e Pejës të kohës së pajtimeve të Anton Çetës. Sali Hajrizi poashtu shkroi edhe librin të cilin e quajti "Të mbjellësh mendim". Ne librin e ti ai ka shfaqur patriotizmin, kulturën dhe traditat e popullit shqipëtar. |
Data | |
Burimi | Punë e juaja |
Autori | Albion555 |
Licencim
- Je i lirë të:
- ta shpërndani – ta kopjoni, rishpërndani dhe përcillni punën
- t’i bëni “remix” – të përshtatni punën
- Sipas kushteve të mëposhtme:
- atribuim – Duhet t’i jepni meritat e duhura, të siguroni një lidhje për tek licenca dhe të tregoni nëse janë bërë ndryshime. Këtë mund ta bëni në ndonjë mënyrë të arsyeshme, por jo në ndonjë mënyrë që sugjeron se licencuesi ju del zot juve apo përdorimit tuaj.
- share alike – Nëse bëni një “remix”, e shndërroni, ose ndërtoni duke u bazuar te materiali, duhet t’i shpërndani kontributet tuaja sipas të njëjtës licencë ose një të tille të përputhshme me origjinalen.
Items portrayed in this file
përshkruan
27 dhjetor 2014
Historiku skedës
Shtypni mbi një datë/kohë për ta parë skedën siç ishte atëherë.
Data/Koha | Miniaturë | Përmasat | Përdoruesi | Koment | |
---|---|---|---|---|---|
e tanishme | 27 dhjetor 2014 03:32 | 720 × 960 (86 KB) | Albion555 | User created page with UploadWizard |
Lidhje skedash
Këto faqe lidhen tek kjo skedë:
Përdorimi global i skedës
Kjo skedë përdoret nga Wiki të tjera në vijim:
- Përdorimi në www.wikidata.org
Metadata
Kjo skedë përmban hollësira të tjera të cilat mund të jenë shtuar nga kamera ose skaneri dixhital që është përdorur për ta krijuar.
Në qoftë se skeda është ndryshuar nga gjendja origjinale, disa hollësira mund të mos pasqyrojnë versionin e tanishëm.
Kodi origjinal i vendit të transmetimit | nC960txOO7tqtDPmnG7V |
---|