Tavë me presh
Appearance
Tavë me presh është ushqim i përgatitur nga mishi, preshët dhe përbërësit tjerë shtesë.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të përgatitur tavën me presh nevojiten:
- 0.5 kg mishë i bluar
- 2.5 kg presh
- 1 filxhan oriz
- 1 karotë
- 1 qepë
- Sipas dëshirës i shtohet 1 domate ,1 spec dhe majdanoz, hudhër e njomë ose e thatë.
- Duhen edhe
- Kripë, piper i zi ,piper i kuq, vegetë, gjalpë 50 gr. ose vaj ulliri
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një enë hidhet gjalpi ose vaji dhe qepa e grirë sipas dëshirës, pas pak hidhet mishi dhe erëzat dhe përbërësit e tjerë pastaj i shtohet karota dhe fërgohet 15 minuta. Preshi i coptuar në formë rethi me trashësi afërsisht 1 cm hidhet mbi mishin e fërguar dhe fërgoht edhe 10 minuta. Pastaj i shtohet orizi dhe 2 filxhanë ujë. I tërë materiali i përgatitur hidhet në tavë dhe futet në furrë të ngrohtë duke e lënë të qëndrojë edhe 30 minuta.